“Trashëgimia që Jeton”, konkursi kombëtar për nxënësit e shkollave të mesme në Shqipëri

Projekti “Heritage is Our Brand” i financuar nga Bashkimi Europian dhe i zbatuar nga DMO Albania dhe EU Policy Hub ka shpallur konkursin kombëtar me titull “Trashëgimia që Jeton”,  për nxënësit e arsimit 9-vjeçar dhe të mesëm nga e gjithë Shqipëria.

Kjo nismë që synon të nxisë të rinjtë të zbulojnë, dokumentojnë dhe interpretojnë në mënyrë krijuese trashëgiminë kulturore jomateriale të komuniteteve të tyre, duke u frymëzuar edhe në 40 historitë e Albania Heritage – Discover Albania’s Rich Culture- Albania Heritage

Në këtë konkurs ftohen nxënësit të sjellin histori, zakone, legjenda, rite, këngë, mjeshtëri artizanale dhe tradita lokale përmes formave bashkëkohore artistike dhe digjitale. .

Pjesëmarrësit mund të aplikojnë individualisht ose në grup në kategori si ese, tregim, teatër, shfaqje, dizajn, grafik dhe multimedia.

Faza e parë e konkursit zhvillohet gjatë periudhës shtator-nëntor 2026, ndërsa vlerësimi dhe ndarja e çmimeve parashikohet të zhvillohet më 15-30 nëntor. Punimet do të vlerësohen për kreativitetin, origjinalitetin, lidhjen me trashëgiminë kulturore, cilësinë artistike e teknike dhe ndikimin edukativ e kulturor.

Për fituesit janë janë parashikuar edhe një sërë çmimesh. Për vendin e parë do të jepen 200 euro, për vendin e dytë 150 euro dhe për vendin e tretë 100 euro, ndërsa të gjithë pjesëmarrësit mund të pajisen me certifikata vlerësimi.

Afati i aplikimit është deri më 15 nëntor 2026.

Për informacione të mëtejshme, të interesuarit mund të kontaktojnë në info@eupolicyhub.eu ose të aplikojnë përmes formularit të konkursit: https://forms.gle/UCRhbc6tmVcJ2dEx6

Gjithë informacionet e nevojshme i gjeni edhe në faqen e projektit:

https://albaniaheritage.com/education/school-competition/