Sazani, ishulli që hesht

Shtëpia e saj ndodhej në rrëzë të malit, në fshatin Tragjas. Megjithatë, ajo shkonte shpesh te shtëpia e gjyshërve nga nëna, të cilët jetonin në breg të detit. Ata tashmë ishin të moshuar dhe kishin nevojë për ndihmë e kujdes. Kishin sjellë në jetë tri vajza, njëra prej të cilave ishte nëna e saj. Të tria ishin martuar dhe ishin larguar nga shtëpia, ndërsa gjyshërit kishin mbetur vetëm. Ajo i donte shumë gjyshërit, por po aq e dashur për të ishte edhe shtëpia e tyre, e ngritur mbi brigjet shkëmbore që zbrisnin thikë drejt detit. Çdo mëngjes zgjohej me lindjen e diellit dhe çdo mbrëmje e përcillte atë deri në perëndim. Gjatë gjithë ditës, ngjyra blu ishte pjesë e pandashme e botës së saj. Edhe sytë i kishte blu të thellë, si deti në verë, njësoj si sytë e nënës së saj.

Degjo Legjendën

Me çfarë ngjyrash do e përfytyroje ti këtë histori? Shkarko dhe ngjyros