Legjenda e nuses së kthyer

Pranvera kishte ardhur. Fushat, kodrat dhe malet ishin mbushur me gjelbërim e lule plot aromë. Zogjtë cicëronin nga të gjitha anët dhe kënga e tyre dëgjohej edhe nga dritarja e dhomës së vajzës. Ajo nxori nga sënduku i vjetër fustanin e hollë prej mëndafshi, të cilin nuk e kishte veshur që nga vera e kaluar. Sa shumë i pëlqente ai fustan! Lulet e tij i nxirrnin në pah të gjelbrën e bukur të syve. Futi njërin krah, pastaj tjetrin dhe e hodhi fustanin mbi kokë, por nuk arriti ta zbriste poshtë supeve. Fustani nuk i bënte më. Në fillim u mërzit, sepse e kishte shumë për zemër, por pastaj pa trupin e saj në pasqyrën e plasaritur nga koha dhe kuptoi se sa shumë ishte rritur. Ishte zgjatur, busti dhe shpatullat i ishin zgjeruar dhe flokët i ishin rritur aq shumë, sa gërsheti i zbriste poshtë belit. “Sa shumë qenkam rritur!”, – tha me vete, duke buzëqeshur para pasqyrës. Nga kjo përhumbje e ëmbël e mëngjesit, e zgjoi zëri paksa i ashpër i nënës: – Ku je, moj bijë? Hajde të lajmë rrobat, se pushoi shiu!

Degjo Legjendën

Me çfarë ngjyrash do e përfytyroje ti këtë histori? Shkarko dhe ngjyros