Kanioni i vajit

Mbrëmja sapo kishte rënë dhe errësira kishte filluar të mbulonte gjithçka, kur vasha e bukur doli në dritare për të soditur qiellin e paanë. Ishte verë dhe hëna e plotë derdhte pa kursim dritën e argjendtë mbi tokë. Yjet nuk dukeshin. Ndoshta ende nuk kishin dalë, ose ndoshta, ndriçimi i fortë i Hënës ua kishte zbehur shkëlqimin. Ndërsa qëndronte e vetme në dritare, në heshtjen e thellë të natës, vasha dëgjoi një melodi të ëmbël fyelli, e cila e mahniti. Pas pak, melodia përfundoi, por menjëherë nisi një tjetër. Tingujt e fyellit vazhduan gjatë dhe vasha qëndroi në dritare derisa fyelli pushoi. Atë natë fjeti më qetë se çdo natë tjetër. Në ëndërr pa sikur kërcente nëpër fusha plot me lule, e shoqëruar nga muzika e bukur e fyellit që kishte dëgjuar një natë më parë. Të nesërmen në mbrëmje doli sërish në dritare, por nuk dëgjoi asnjë tingull. Priti dhe pak, pastaj u largua. “Mbrëmë, duhet të ketë qenë ndonjë kalimtar i rastit që i binte fyellit buzë lumit”, mendoi ajo.

Degjo Legjendën

Me çfarë ngjyrash do e përfytyroje ti këtë histori? Shkarko dhe ngjyros