Mos e prek shenjtërinë e Tomorit!

Njerëzit, kur retë e zeza ua mbulonin trupin dhe mendjen dhe kur u dukej se shpirti e zemra u ishin rënduar, ngjiteshin në mal për të përqafuar shenjtërinë. Mali i lartë, nëse ata vinin me zemër të hapur, i priste si miq. Tomori, mali prej të cilit shiheshin nga të gjitha anët livadhet, majat e thepisura, humnerat e thella, fushat, lumenjtë dhe pyjet, qëndronte kryelartë mbi gjithçka. Retë e shumta mbështilleshin rreth majës së tij si një shall i bardhë që rrethon qafën, duke krijuar rreth e përqark një ndriçim të magjishëm.

Degjo Legjendën

Me çfarë ngjyrash do e përfytyroje ti këtë histori? Shkarko dhe ngjyros