Mamica dhe kështjella e Petrelës

Kur Gjon Kastrioti vdiq, Mamica mbeti vetëm me nënën e saj, e cila tashmë ishte e moshuar dhe e sëmurë. Asaj i duhej të kujdesej për shëndetin e së ëmës, për shtëpinë dhe për çifligun e vogël në Mat, ku të dyja jetonin prej vitesh. Gjoni dhe Vojsava kishin pasur nëntë fëmijë. Djemtë, mes tyre edhe Gjergj Kastrioti, ishin marrë peng në oborrin e Sulltanit. Vajzat e tjera ishin martuar, ndërsa Mamicës, si vajza më e vogël, i kishte mbetur detyra të kujdesej për prindërit, për emrin e Kastriotëve dhe për ekonominë e pakët të familjes. Në kushtet kur shtëpia kishte mbetur pa burrë, Mamica vendosi të mos krijonte familjen e saj. Ajo zgjodhi të qëndronte e pamartuar dhe të merrte rolin e burrneshës, duke ia kushtuar jetën kujdesit për nënën. Vishte rroba burrash dhe kryente të gjitha punët që zakonisht i bënin burrat. Jo rrallëherë, njerëzit e thërrisnin edhe me emër burri.

Degjo Legjendën

Me çfarë ngjyrash do e përfytyroje ti këtë histori? Shkarko dhe ngjyros