Shkëmbi i Vashave

Sa herë kishte fjetur duke ëndërruar veten nuse… E përfytyronte me fustanin e bardhë që i prekte tokën dhe me lulet e bardha mbi kokë, që i zbukuronin flokët. Pranë saj ishte Batoja, dhëndri shtatlartë, me kaçurrelat e zeza që i binin mbi ballë dhe sytë që i ndriçonin sa herë e shikonte. Në ëndrrat e saj, ajo ishte gjithmonë e veshur nuse, e zbukuruar me stoli në qafë dhe në duar, ndërsa ai mbante veshjen ushtarake. Batoja ishte komandant i gardës së Skënderbeut dhe ishte gjithmonë në gatishmëri. Ajo rrallëherë e kishte parë të veshur me rroba të zakonshme; në kujtesën e saj, ai ishte gjithnjë ushtar

Degjo Legjendën

Me çfarë ngjyrash do e përfytyroje ti këtë histori? Shkarko dhe ngjyros