Lulja shëruese e mbretit Gent

Mbreti Gent kishte dy ditë që ishte larguar nga kështjella. Të gjithë po e kërkonin dhe pyesnin me habi se ku ishte zhdukur vallë? Etleva, vajza e mbretit të Dardanisë dhe gruaja e mbretit Gent, e dinte se ku ndodhej i shoqi. Në kohë paqeje, ai zgjidhte të endej nëpër male, fusha e livadhe, duke mbledhur lloj-lloj bimësh, nga të cilat nxirrte melhem, lëngje e vajra shëruese, që më pas përdoreshin për të kuruar sëmundje të ndryshme. Por kësaj here, udhëtimi i tij kishte një tjetër qëllim. Ai ishte vënë në kërkim të një vegimi, që perënditë ia kishin dërguar në ëndërr. Mbreti Gent gjithmonë dinte si t’i habiste të gjithë, madje edhe gruan e tij. Shumica mendonin se një mbret duhej të ishte thjesht një luftëtar i fortë, i zënë me beteja, me forcimin e mureve mbrojtëse të kështjellave, me forcimin e flotës dhe me rekrutimin e luftëtarëve të rinj, për ta bërë ushtrinë sa më të fortë. Por mbreti Gent nuk mjaftohej me kaq. Mendja e tij shihte më larg se fusha e betejës.

Degjo Legjendën

Me çfarë ngjyrash do e përfytyroje ti këtë histori? Shkarko dhe ngjyros