Legjenda e Kadmit

Gjysh, o gjysh! Një gjarpër i vogël, por i trashë, është te shkallët e shtëpisë! Iliri vrapoi drejt gjyshit, i cili ato çaste ndodhej në oborr dhe po merrej me pemët. Gjyshi u tregua i qetë dhe i menduar. Edhe herë të tjera, kur kishin parë gjarpërinj në lëndina, ai u kishte thënë nipërve dhe mbesave të largoheshin, por të mos i qëllonin me gurë. “Lëreni të qetë. Ai do të ikë në punë të vet”, – u thoshte. Gjyshi u afrua te shkallët e shtëpisë, aty ku i kishte treguar Iliri. E pa gjarprin, e përshëndeti me respekt dhe pastaj e ndoqi me sy, ndërsa ai largohej drejt themeleve të shtëpisë. Askush nuk e mori vesh se ku gjeti një vend për t’u futur, por gjarpri u zhduk pa lënë asnjë gjurmë.

Degjo Legjendën

Me çfarë ngjyrash do e përfytyroje ti këtë histori? Shkarko dhe ngjyros