“Nën këtë shenjë” shfaqja teatrale kushtuar Kostandinit të Madh

Berati mirëpriti mbrëmjen e së premtes së 19 qershorit, shfaqjen teatrale “Nën këtë shenjë”, kushtuar figurës së Kostandinit të Madh dhe interpretuar nga të rinjtë e Beratit.

E frymëzuar nga projekti “Heritage is our brand”, shfaqja teatrale me tre akte, emocionoi publikun, duke sjellë të gjallë figurën e perandorit pranë bustit të Kostandinit, në ambientet e Kalasë së Beratit.

Shfaqja është frymëzuar nga historia e dekretit të vitit 321, me të cilin Kostandini i Madh shpalli të dielën si ditë pushimi, duke e konsideruar atë një ditë kushtuar Zotit, familjes dhe paqes. Historia e plotë e të cilit gjendet këtu: E diela pushim- Dhurata e Kostandinit të Madh – Albania Heritage

Vepra është financuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri dhe zbatohet nga DMO Albania dhe EU Policy Hub, ndërsa realizohet nga ARZH Berat (RDA Berat), në kuadër të projektit “Heritage Is Our Brand”.