SESIONI I PARË INFORMUES NË TIRANË MBI SKEMËN E GRANTEVE TË PROJEKTIT “HERITAGE IS OUR BRAND”

DMO Albania (Organizatë për menaxhimin dhe marketimin e destinacioneve) dhe “Eu Policy Hub”, kanë hapur thirrjen për skemën e granteve të vogla të projektit “Heritage is our Brand/Trashëgimia na dallon” të financuar nga Bashkimi Europian.

Sesioni i parë informues do të zhvillohet në Tiranë më 18 shtator 2025, ora 11:00 te Libraria Times.

Ky sesion synon të informojë artistë të rinj, krijues kulture, profesionistë të trashëgimisë, mësues, historianë, kuratorë, menaxherë kulturorë dhe organizata të shoqërisë civile mbi mundësitë që ofron thirrja për propozime e kësaj skeme.

Pjesëmarrësit do të njihen me thirrjen për propozime të skemës së granteve të vogla, kriteret e pranueshmërisë, procesin e dorëzimit të aplikimeve, vlerësimin si dhe informacion të përgjithshëm mbi projektin.

Skema e granteve të vogla do të financojë 15 nisma kreative, që kanë për synim ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë jomateriale në Shqipëri përmes metodave bashkëkohore si dokumentarë, animacione, instalime artistike dhe ekspozita vizuale.

Idetë dhe propozimet tuaja artistike duhet të bazohen në një nga këto histori: https://albaniaheritage.com/stories/

Linku i aplikimit gjendet https://albaniaheritage.com/grants/. Afati i aplikimit është 15 Tetor 2025

Ju ftojmë të njiheni me thirrjen për skemën e granteve në tre sesione informuese: Tiranë 18 Shtator, Tirana Times Library, Shkoder 24 Shtator; Korçë 30 Shtator.

Për informacione të tjera na kontaktoni në info@dmoalbania.al. Faleminderit!