Sesione Informimi

DMO Albania dhe Forumi i Politikave të Integrimit kanë kënaqësinë t’ju ftojnë në sesionin e informimit mbi skemën e granteve të vogla në kuadër të projektit “Heritage is our brand”, financuar nga Bashkimi Europian në Tiranë, në mjediset e Tirana Times Library.

Kjo thirrje për aplikime fton nisma krijuese dhe kulturore, që shndërrojnë trashëgiminë kulturore jomateriale në shprehje artistike dhe vizuale duke përdorur metoda bashkëkohore. Propozimet duhet të marrin frymëzim nga historitë kulturore të zhvilluara nga projekti “Heritage is our Brand/Trashëgimia na dallon”. Aplikuesit inkurajohen jo vetëm të shndërrojnë në mënyrë krijuese këto narrativa kulturore në vepra arti apo forma vizuale, por gjithashtu të angazhojnë publikun në mënyra domethënëse, duke nxitur ndërgjegjësim, vlerësim dhe reflektim kritik mbi trashëgiminë jomateriale.

Thirrja i drejtohet individëve dhe ekipeve të artistëve të rinj, krijuesve të kulturës, profesionistëve, ekspertëve në fushën e kulturës përfshirë historianë, artistë, mësues, kuratorë, kërkues dhe menaxherë kulturorë me përvojë në trashëgiminë kulturore dhe organizatave të shoqërisë civile, që luajnë një rol kyç në promovimin e nismave kulturore të bazuara në komunitet.

Do të organizohen 3 sesione informimi në Tiranë, Shkodër dhe Korçë. 

Sesioni i parë në mjediset e Librarisë Tirana Times, Tiranë, më dt. 18 shtator 2025

Sesioni i dytë më 24 Shtator ora 11.00 në Qendrën Rinore Atelie, Shkoder

Sesioni i tretë më 30 Shtator, ora 12.30 në Galerinë e Artit Digjital, Korçë

Ju lutem konfirmoni pjesëmarrjen në këto sesione në info@dmoalbania.al 

Tirane, 18 Shtator

Shkodër, 24 Shtator

Korçë, 30 Shtator