“Gjëmon”, filmi i animuar që sjell në ekran ritualin e lashtë të Gjamës së Burrave

Një nga ritualet më të veçanta të trashëgimisë jomateriale shqiptare, Gjama e Burrave u përjetësua në një film të animuar nga regjisori Mauro Zaçe, me titullin Gjëmon, i cili u shfaq premierë në Shtëpinë e Europës më 9 korrik 2026.


I frymëzuar nga historia e projektit “Heritage is our Brand” i financuar nga Bashkimi Europian dhe i zbatuar nga DMO Albania dhe Eu POlicy Hub, filmi synon të dokumentojë ritualin në mënyrë klasike, por të përcjellë emocionin, dhimbjen dhe solidaritetin që shoqëron këtë traditë shekullore të Malësisë


Përmes një gjuhe poetike dhe animacionit ekspresionist, regjisori Zaçe ndërthur kërkimin historik, rrëfimin, muzikën dhe teknikat bashkëkohore audiovizuale.


Gjatë fjalës së tij në premierën e këtij filmi një nga autorët e studimit të projektit “Heritage is our Brand”, historiani Andi Pinari theksoi se rëndësinë që ka për të mos i lëmë në harresë elementët e identitetit dhe kulturës sonë.


“Mund ta shpërndajmë tashmë përmes këtyre metodave më të fundit, përmes teknologjisë, përmes rrjeteve, që kjo histori të bëhet e njohur, që kjo histori të dihet. Ka vlerë për të gjithë ne që të kuptojmë se si solidariteti ynë i shprehur në të gjitha format e mundshme nga veriu në jug e ngado në Shqipëri të mund të vazhdojë si traditë”.


Dokumentari nuk synon të dokumentojë ritualin në mënyrë klasike, por të përcjellë emocionin, dhimbjen dhe solidaritetin që shoqëron këtë traditë shekullore të Malësisë.


Për drejtuesen e projektit Eva Kushova synimi i këtyre veprave artistike është jo vetëm dokumentimi, por të shërbejë edhe për turizmin në formën e storytelling për trashëgiminë dhe identitetin tonë.


“Ideja e këtij projekti është që njerëzit të dëgjojnë historitë tona unike dhe t’i lidhin ato me vendet ku kanë lindur. Trashëgiminë ta kthejmë në ‘storytelling’ dhe në produkte kulturore e turistike”, u shpreh ajo.


Projekti synon të ruajë dhe promovojë trashëgiminë kulturore jomateriale shqiptare, duke e bërë atë më të afërt për brezat e rinj dhe më gjerë.