Projekti “Heritage is our Brand”, organizon tryezën e rrumbullakët me temë: “Fuqia e Tregimtarisë në Ruajtjen e Trashëgimisë Jomateriale” të zbatuar nga DMO Albania dhe EU Policy Hub, me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian.
Në këtë aktivitet do të marrin pjesë studiues, profesionistë të kulturës, politikbërës dhe praktikues për të reflektuar mbi rolin e Tregimtarisë në mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë jomateriale të Shqipërisë. Aktiviteti do të nxjerrë në pah rezultatet e projektit, përfshirë studimin e 40 tregimeve që pasqyrojnë tradita të gjalla, rite dhe dijebërjen lokale në rajone të ndryshme të vendit.
Diskutimi do të theksojë rëndësinë e tregimtarisë si një urë midis historisë dhe shoqërisë bashkëkohore, një mjet i fuqishëm për të angazhuar të rinjtë, mësuesit, turistët dhe komunitetet lokale në kuptimin dhe vlerësimin e trashëgimisë kulturore.
Pjesëmarrësit do të eksplorojnë gjithashtu mënyrat se si këto Histori do të mund të integrohen në shprehjen artistike, në vendet arkeologjike dhe në nismat e turizmit kulturor, duke kontribuar në një qasje më të pasur, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme ndaj interpretimit dhe promovimit të trashëgimisë jomateriale.
Kjo tryezë diskutimi do të mbledhë pjesëmarrës nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Akademia e Shkencave, institucionet e kulturës, si dhe përfaqësues nga universitetet, media, artistë, organizata kulturore dhe sektori i turizmit