“Arkitektura e Kujtesës”, video-arti që sjell vlerat e rralla të Xhamisë së Gjin Aleksit në Delvinë

Më 4 qershor zhvilluam në Delvinë aktivitetin “Arkitektura e Kujtesës”, frymëzuar nga projekti “Heritage is our Brand”. 

Një video-art nga Meri Dishnica, fituese e granteve të projektit “Heritage is Our Brand”, të financuara nga Bashkimi Europian dhe që zbatohet nga DMO Albania dhe Eu Policy Hub.

Video-arti solli në vëmendje vlerat unike të Xhamisë së Gjin Aleksit në Delvinë, një monument që dëshmon harmoninë kulturore dhe fetare ndër shekuj, si një udhëtim përmes historisë, kujtesës dhe bashkëjetesës.

“Një video informuese dhe kulturore për xhaminë e Gjin Aleksit e ndërtuar me potencial turistik për të provovuar zonën. Kjo video e shkurtër do të shërbejë për qëllime informuese dhe kulturore”, tha Meri Gjini.

Specialistja e Muzeut të Delvinës, Eriselda Pelivani, solli në vëmendje faktet histoirke të kësaj xhamie të ndërtuar mbi themlet e një kishe bizantine.

“E ndërtuar mes shekullit 16-17, është monument kulture që në vitin 1963 me restaurim në 2020, duke ruajtur autencitetin e vet. Sipas historianëve të huaj rezulton një ndërtim mbi themelet e një kishe biznatine në shek e 12-të”, theksoi ajo.

Ndërkohë koordinatorja e projektit “Heritage is our brand” Bleta Tuci u bëri thirrje autoriteteve lokale që kjo video të shërbejë për promovimin tursitik të zonës.

“Xhamia e Gjin Aleksit është ruajtur në vlerën autentike dhe do të doja që autoritet lokale ta promovojnë dhe ta bëjnë nje hotspot turistik të kësaj zone”, theskoi ajo.

Aktiviteti nisi në Xhaminë e Gjin Aleksit në Rusan, i cili vijoi me prezantimin e video-artit “Arkitektura e Kujtesës” nga Meri Dishnica në Muzeun e Delvinës dhe u përmbyll me një takim në Bashkinë Delvinë.

Në këtë aktivitet morën pjesë Kryetari i Bashkisë, Besmir Veliu, Nënkryetarja e Bashkisë, Brunilda Meleqi, specialistja e Muzeut të Delvinës, Eriselda Pelivani, kuratori Andi Tepelena, si edhe historianë e artistë.

Gjatë panelit të diskutimeve u promovuan vlerat e rralla të trashëgimisë kulturore, dialogu ndërfetar dhe rëndësia e ruajtjes së monumenteve që dëshmojnë historinë dhe identitetin tonë të përbashkët.

Ky event është pjesë e granteve të “Heritage is our brand” të financuar nga Bashkimi Europian dhe të zbatuar nga DMO Albania dhe Eu policy HUB.