Në ditën e Europës 9 maj 2026 “Heritage is our brand” prezantoi për publikun një tjetër prodhim artistik dedikuar tërësisht fëmijëve dhe të rinjve.
Në ambientet e Kompleksit Kika 2 shanti Kid Zone, u shfaq Expo Sfilata e konceptuar nga stilistja e mirënjohur Anila Zajmi me punimet dhe veshjet e fëmijëve të frymëzuar nga mitologjia dhe antikiteti shqiptar.
Prindër dhe fëmijë shijuan për më shumë se një orë punimet e vogëlushve dhe studentëve të AZK Academy, ku në përfundim u ndanë edhe certifikata për vogëlushët dhe të rinjtë që morën pjesë.
Të frymëzuar nga 4 prej 40 historive të Albania Heritage si Miti i Kadmit, mbretërësha ilire Teuta, Kërcimi I Nimfave të Apollonisë dhe liqeni is eferanit të vegjlit sollën produkte unike artistike.
Përveç veshjeve të stampuara në bluzat e tyre dhe krijimeve si fustanet të veshur nga modelet, për të pranishmit u shfaq edhe një ekspozitë me punimet e tyre, si edhe kartolina.
Synimi është ruajtja e trashëgimisë sonë jo materiale dhe përcjellja e saj ndër breza. Ky ishte edhe msazhi më i bukur që fëmijët dhanë në ditën e Europës.