Njihuni me Ekipin Tonë!
Eva Kushova
Manaxhere Projekti
Eva Kushova është bashkëthemeluese dhe Drejtore Ekzekutive e DMO Albania që nga 2018. Menaxhere e projektit ‘Heritage is Our Brand’. Me eksperiencë 15 vjeçare në gazetari, PR dhe komunikim. Së fundi eksperte për marketimin e destinacioneve, dhe turizmin e qëndrueshëm, certifikuar nga GSTC.
Blerta Tuci
Koordinatore Projekti
Blerta Tuci është Koordinatore e Projektit “Heritage is our Brand” si pjesë e qendrës EU Policy Hub (partner në projekt). Ajo është Drejtore Ekzekutive e Qendrës EU Policy Hub që prej vitit 2021. Blerta ka ekspertizë te thelluar në menaxhimin e projekteve të BE-së, procesin e integrimit europian dhe politikat per fuqizimin e të rinjve.
Ejona Brihmani
Asistente Administrative
Profesioniste me eksperiencë të konsoliduar në menaxhimin e informacionit, arkivimin dhe koordinimin administrativ, me angazhim në institucione publike, organizata dhe sektorin privat. E diplomuar në Gjuhën Angleze dhe e certifikuar si Specialiste Informacioni e katalogim profesional, sjell aftësi të forta organizative, komunikimi dhe pune në grup në mjedise dinamike dhe multidisiplinare.
Matilda Laçi
Financiere
Diplomuar në fushën e Financës, me mbi një dekadë përvojë profesionale kryesisht me bizneset dhe së fundi e trajnuar për financat e organizatave. Matilda menaxhon financat e organizatës DMO ALBANIA, përfshi dhe zbatimin financiar të projektit “Heritage is our Brand”.
Orsiola Kurti
Menaxhere e Granteve
E diplomuar në Shkenca Politike dhe me 14 vite përvojë në organizata kombëtare e ndërkombëtare, ka udhëhequr me sukses projekte të ndryshme, duke përfshirë edhe menaxhimin e granteve të vogla, dhe sot sjell këtë ekspertizë në rolin e saj si menaxhere grantesh në projektin “Heritage is our Brand”
Entela Kaloti
Oficere Komunikimi
Diplomuar në Gjuhë dhe Letërsi në Fakultetin Histori–Filologji të Universitetit të Tiranës dhe me mbi 20 vite përvojë si gazetare, aktualisht punon si Oficere e Komunikimit në projektin Heritage is our Brand, duke sjellë profesionalizëm dhe aftësi të spikatura në fushën e komunikimit dhe promovimit.