Kurikulat e Mësuesit
Projekti në fazën e dytë ka planifikuar të zhvillojë një forum me mësuesit e Letërsisë dhe të Historisë, në mbarë vendin për t’i shpërndarë këto histori të trashëgimisë sonë. Të 40 historitë do vihen në dispozicion të mësimdhënësve, si botimi fizik ashtu edhe platforma online që do të jetë falas për t’u përdorur nga të gjithë shqiptarët dhe jo vetëm këtu në Shqipëri por dhe në diasporë.
Veç materialeve burimore, mësuesve do t’u vihen në dispozicion dhe gjithë krijimtaria e projektit, pra produktet artistike të cilat u frymëzuan nga 40 historitë. Këto produkte, si video animime, filma do duhet të shpërndahen në oret jashtëklase, në orët e muzikës, apo në shfaqjet e ndryshme artistike që kanë programet shkollore.