Ngjarja
Thonë pleqtë e Tragjasit se njëherë e një kohë, kur Sazani nuk kishte ende tela, mure e armë, jetonte në fshat një vashë me sytë si deti dhe zërin si bilbil. Ajo u dashurua me një marinar të huaj, i cili vinte shpesh me një anije tregtare që ankoronte në gjirin e Vlorës. Ai e takonte vajzën fshehurazi nëpër shkurret e Karaburunit, kur ajo kulloste bagëtinë.
Por familja e fejoi vashën me një burrë të mirë, por të madh në moshë, nga Dukati. Askush nuk e pyeti, askush nuk e dëgjoi. Kur mësoi se po përgatitej martesa kundër dëshirës së saj, vasha vendosi të largohej me të dashurin e saj të zemrës. Ajo shkruajti një letër dhe e la mbi jastëkun e saj. Një natë të qetë qershori hipi në një varkë së bashku me të dashurin dhe shkuan në ishullin e Sazanit.
Familja e vajzës ngriti fshatin në këmbë. Shpejt e kuptuan që ata nuk mund të fshiheshin kund tjetër, përveçse në Sazan. U mblodhën burrat, morën armët dhe hipën në varka.
Çifti, i lodhur nga udhëtimi, kishte ngritur një strehë të përkohshme mbi një grykë shkëmbore. Aty kishin ndezur një zjarr të vogël dhe kishin rënë për të fjetur. Për herë të parë si njerëz të lirë. Por nuk e arritën mëngjesin. Në errësirë, burrat e familjes zbarkuan në ishull, i gjetën të dy në gjumë dhe i vranë pa zë, pa fjalë. I varrosën në një gropë të cekët, mbuluar me gurë të bardhë të mbledhur nga bregu. Pastaj u kthyen, e historia u mbyll me urdhrin: “Të mos përmendet më.”
Por fjalët nuk mbahen me zinxhir. Tre javë më vonë, një djalosh nga Tragjasi, i cili ruante dhentë mbi Karaburun, u betua se kishte parë një grua me fustan të bardhë në majën më të lartë të Sazanit. Ajo rrinte pa lëvizur e vështronte nga fshati.
Të nesërmen, mbi ishull ra një shi i beftë e i ngrohtë, ndonëse në qiell nuk kishte asnjë re. Dukej sikur qielli po lotonte. Ishte mesi i korrikut. Që atëherë, sa herë që mbi Sazan bie një shi i tillë në vapë të madhe, pleqtë pëshpëritin: “Ajo qan.”
Sa herë që mbi Sazan mblidhen re të bardha pa shi, njerëzit thonë me zë të ulët: “Sazani nuk flet – sepse gjithçka që do të thoshte, do të na therrte në shpirt.”

Nuk ka përmbajtje audio në dispozicion. Shtoni një URL audio në panelin e administrimit.
Nuk ka përmbajtje video në dispozicion. Shtoni një URL video në panelin e administrimit.
Periudha Kohore
Rrëfimet mitike dhe gojëdhënat për Sazanin nisin që nga antikiteti ilir dhe romak (shek. IV p.e.s. – shek. III e.s.), por trajtimi i tij si "ishull i mallkuar" apo "i ndaluar" nis të përforcohet sidomos nga periudha osmane e më tej gjatë shek. XX.
Përmbledhja Historike e Periudhës
Në kohën antike, Sazani njihej si një strehë për detarë dhe ushtarë romakë dhe më pas si pikë strategjike në kalimin mes Adriatikut dhe Jonit. Gjatë pushtimit osman, ishulli nuk kishte një popullsi të qëndrueshme dhe ruhej për arsye ushtarake. Gjatë shekullit XX, sidomos në kohën e Mbretërisë dhe më tej në diktaturën komuniste, Sazani u kthye në një bazë të rreptë ushtarake e izoluar. Legjendat mbi heshtjen, humbjet, zhdukjet dhe mallkimet u shfaqën si formë rrëfimi popullor për të shpjeguar “mungesën e jetës” në një vend kaq të bukur.
Kushtet që Sollën Lindjen e Ngjarjes
Izolimi i gjatë i ishullit, ndalimi i hyrjes për qytetarët e zakonshëm dhe mungesa e çdo shenje jete civile e kthyen Sazanin në një hapësirë të shkëputur nga koha dhe njerëzit. Ai u perceptua si “ishulli i shurdhër” – pa zë, pa dritë, pa kujtim. Kjo heshtje e ngulitur në kohë, e shoqëruar me prani të mistershme dhe me rrëfime të pashpjegueshme, krijoi një nga figurat më të fuqishme të imagjinatës popullore: ishulli që nuk flet – një vend që ruan sekrete të thella dhe ndëshkon me heshtje ata që guxojnë ta prekin, qoftë me trup, qoftë me shpirt.
Mesazhi
Ishulli i Sazanit mishëron idenë e bukurisë së pamundur, të një parajse të ndaluar, ku përzierja e historisë ushtarake, izolimit politik dhe natyrës së egër ka krijuar një hapësirë jashtë kohe. Gojëdhënat e lidhura me të pasqyrojnë frikën dhe respektin ndaj vendeve të mistershme dhe fuqinë e kujtesës kolektive për të mbrojtur hapësira të paprekura përmes mitit.
Kuptimi në Kontekstin e Sotëm
Kuptimi në ditën e sotshme është liria për të vendosur për fatin tënd, pa ia lënë në dorë këtë të tjerëve. Sot ende ka martesa me mblesëri, ende prindërit i martojnë fëmijët pa i pyetur duke kontribuar në një familje shpesh të pashëndetshme. Sot vendimi për të lidhur jetën, për të krijuar familjen, duhet të bëhet absolutisht me vullnet të lirë.
Bibliografia
- Mark Tirta, Mitologjia ndër shqiptarë, Toena, Tiranë, 2004 – për trajtimin e besimeve popullore mbi hapësirat e izoluara dhe ishujt si vende të mbinatyrshme apo të mallkuara.
- Arkivi i Institutit të Kulturës Popullore (vitet 1970–1985), intervista etnografike të mbledhura në Karaburun, Tragjas dhe Dukat – përfshijnë rrëfimet lokale mbi Sazanin si ishull “i ndaluar”, “i heshtur”, dhe “që nuk pranon zë”.
- Kujtesa popullore nga zona e Orikumit dhe Dhërmiut, të publikuara në revista kulturore si Kultura Popullore dhe Gjurmime Albanologjike – për legjendën e “dritave në det”, të katër shpirtrave të ngujuar dhe simbolikën e shpirtrave të pastrehë në Sazan.