Ngjarja
Në fund të gushtit të vitit 2006, në brigjet e thepisura dhe të bukura të Himarës, zbarkoi një udhëtar i veçantë. Ai nuk ishte një mit i lashtësisë, por një aktor i njohur me origjinë shqiptare, që gjithë bota e identifikonte me Uliksin, Odisenë e famshëm të Hollivudit. Aktori quhej Bekim Fehmiu.
Kur arriti në Himarë para syve iu shfaq hyrja e shpellës historike, që vendasit e tregonin si Shpella ku Odiseja u përball me Ciklopin. Bekimi u ndal. Ishte si një rikthim. Iu duk sikur po hynte përsëri në skenën e atij filmi që e bëri të famshëm. Kësaj here, jo përpara kamerave, por përpara vetë vendit historik të mitologjisë.
- Ja ku është, këtu duhej të ishte skena e përballjes me Polifemin. Këtu duhej të luaja rolin tim, - i tha ai shoqëruesit shqiptar.
Shpella e Spilesë nuk është thjesht një guvë e zakonshme gëlqerore. Ajo është një tempull kujtese. Brenda saj, gjurmat e veglave të gurit, të qeramikës së hershme, të njeriut të lashtë që kishte gjetur strehë, ishin ende të gjalla. Por mbi të gjitha, aty ishte streha e një miti.
Bekimi ndjeu se po ribashkohej me heroin që kishte mishëruar. U fut në rol teksa prekte muret e ftohta të shpellës dhe iu kujtuan udhëtimet e gjata, në dete e furtuna, deri sa gjeti strehën ku dikur ishte përballur me përbindëshin me një sy. Ai shihte i mahnitur këtë mrekulli, duke e përjetuar shpellën si një skenë të gjallë e të përjetshme.
-Ky është një monument i madh historik, që duhet të ruhet e të nderohet,- tha ai.
Ata që ishin me të tregojnë se qëndroi aty rreth gjysmë ore, duke soditur dhe kujtuar. Ndjeu dhimbje që hyrja e shpellës nuk kishte madhështinë që meritonte. Ndërtime të rastësishme të kohës moderne ia prishnin kuptimin dhe magjinë, pasi duhej vetëm të rrethohej nga natyra dhe të shihte detin ashtu sic e përshkruan historia. E megjithatë atëkohë ai ishte shpresëplotë se një ditë, ky vend do të nderohej siç e meriton.
Kur doli prej andej, Bekimi u kthye me sytë nga deti. Ai pa valët e Jonit, të thella, një blu e pafund, një natyrë e jashtëzakonshme.
- Ja këto janë vendet ku Hollivudi duhet të zgjedhë për filmat e tij. Por këtu, më parë se kinemaja, ka folur vetë historia.
Shpella e Spilesë, e njohur ndryshe si Shpella e Odisesë, është jo vetëm një vend ku miti i Homerit gjen strehë, por edhe një vend ku kujtesa e aktorit të njohur hollividuan shqiptar, Bekim Fehmiut u bë gjithashtu një mit. Dhe kjo shpellë duhet të ruhet dyfish, jo vetëm për historinë e Odisesë, por dhe për kujtimin e Bekim Fehmiut, aktorit të famshëm shqiptar.
Kështu trashëgimia nuk shuhet, kur bëhet udhëtim i përjetshëm mes legjendës, artit dhe shpirtit njerëzor.

Nuk ka përmbajtje audio në dispozicion. Shtoni një URL audio në panelin e administrimit.
Nuk ka përmbajtje video në dispozicion. Shtoni një URL video në panelin e administrimit.
Periudha Kohore
Që nga lashtësia deri ditët tona
Përmbledhja Historike e Periudhës
Shpella e Odisesë gjendet në Himarë dhe është monument kulture i mbrojtur nga shteti. Në tabelën në hyrje të shpellës thuhet: Shpella e Spilesë është një vendbanim prehistorik i cili daton prej periudhës se mezolitit (10000 deri 7000 p.e.s) dhe siç deshmohet nga materiali arkeologjik ka shërbyer si vendbanim i përkohshëm deri në periudhen e antikitetit. Gërmimet arkeologjike janë kryer fillimisht në fund të viteve 1930 nga studiuesi Italian L. Cardini. Nga këto gërmime u përfituan materiale të cilat e datojnë këtë vendbanim rreth periudhës eneolitike 3000-2100 p.e.s dhe materiale arkeologjike të periudhës helenistike dhe romake.
Gërmimi i dytë 2002-2003 nga një mision i përbashkët shqiptaro amerikan e shtyu fillimin e jetës në këtë vendbanim rreth periudhës së mezolitit. Nga këto gërrmime doli një inventar i pasur objektesh arkeologjike si vegla pune guri e qeramike së periudhave të ndryshme. Tradita gojore këtë shpellë e lidh me mitin e Odisesë dhe Polifemit në librin Odisea të Homerit...
Kushtet që Sollën Lindjen e Ngjarjes
Pothuajse 9 vjet më parë, në fund të gushtit të vitit 2006, gjatë një vizite në Vlorë dhe më pas në Himarë, aktori me famë botërore, Bekim Fehmiu, vizitoi edhe shpellën ku, sipas mitologjisë, është ndeshur Odiseu me Ciklopin. Shpella që ndodhet pranë lagjes së Spilesë në qytetin e Himarës, njihet nga vendasit dhe më gjerë me të njëjtin emër: “Shpella e Spilesë”.
Historiani vlonjat, prof.dr.Bardhosh Gaçe, që e priti dhe shoqëroi aktorin e njohur në atë vizitë të paharruar, tregon detaje rreth saj. “Fehmiu e kishte patur ëndërr të vizitonte shpellën ku, sipas mitologjisë, ishte ndeshur Odiseu me Ciklopin, në atë skenë që është fiksuar tek filmi “Uliksi”, ku protagonisti i tij, interpretohej nga Fehmiu. Teksa shkonim tek vendi ku ndodhet shpella, Fehmiu kujtonte momentet kur interpretonte rolin e tij të famshëm. Mjediset e kësaj shpelle nxitën tek ai kujtime të një kohe të largët që lidheshin me filmin. Kjo shpellë, sipas tij, duhej të ishte skena e vërtetë ku duhej të luhej ai moment i përballjes me Ciklopin”, tregon Gaçe, ato çaste të paharruara që shoqëroi aktorin e njohur shqiptar me famë botërore, Bekim Fehmiu.
Sipas Gaçes, në mjediset e shpellës ata qëndruan rreth 30 minuta, ndërkohë që aktori shprehu keqardhjen që atëhere, diku në hyrje të saj, ishte ndërtuar një lokal. “Ky është një monument i rëndësishëm që duhet të ruhet dhe të promovohet, sepse sjell momente të njohura të historisë së mitologjisë”, kujton Gaçe thënien e Bekim Fehmiut, në atë vizitë në Shpellën e Spilesë, ku mendohet të jetë zhvilluar skena e përballjes së Odiseut me Ciklopin. Historiani vlonjat thotë se, Fehmiu, që vinte për herë të parë në Vlorë, kishte mbetur i mahnitur nga gjithçka që pa. Ai, sipas Gaçes, kishte treguar se, për të interpretuar “Uliksin”, kishte lexuar shumë nga historia e mitologjisë greke. “Kishte lexuar mjaft libra të autorëve grekë dhe kishte adhurim për mitologjinë. Madje, shprehu keqardhjen që ai origjinalitet i krijimtarisë së dikurshme të mitologjisë, trajtohej ndryshe nga autorët aktualë.
Përmes leximeve të shumta, Fehmiu kishte hyrë në brendësi të rolit dhe siç tregonte, e përjetonte atë me të gjithë forcën e shpirtit. Prandaj dhe donte të kishte një kujtim nga vendi real historik, ku ishte zhvilluar skena e Odiseut me Ciklopin. Bëmë fotografi dhe ai e mori atë me vete si një gjë të shtrenjtë. Madje, kur vizituam edhe plazhe dhe vende të tjera përgjatë bregdetit të Himarës, si në Jalë, Fehmiu tha se, këto janë vende të mrekullueshme ku mund të luhen mjaft filma. Ja tek janë vendet ku “Hollyvoodi” mund të zgjedhë për filmat e vet”, tregon historiani vlonjat, cituar nga mediat shqiptare.
Mesazhi
Ashtu si Odiseu që pas shumë udhëtimesh u kthye te rrënjët e tij, edhe Bekim Fehmiu – një artist shqiptar me famë botërore – kërkoi të gjente një lidhje shpirtërore me vendin ku miti bëhet realitet. Ky është një mesazh i fuqishëm për rëndësinë e kthimit tek identiteti dhe trashëgimia jonë, pavarësisht sa larg mund të jetojmë, Shpella nuk është thjesht një gur, një boshllëk natyror, por një vend ku bashkëjetojnë miti homerik, gjurmët e para të njeriut dhe kujtesa e artit modern..
Kuptimi në Kontekstin e Sotëm
Shpella e Spilesë është një dëshmi se ky vend është i lashtë dhe i ngulitur në rrëfime universale. Ne nuk jemi vetëm pjesë e mitologjisë së dikujt tjetër, por mbartës të një historie që prek të gjithë njerëzimin.
Vizita e Fehmiut na kujton se arti nuk është i shkëputur nga jeta – përkundrazi, ai i jep frymë historisë dhe e kthen mitin në një realitet të prekshëm. Sot, artistët shqiptarë dhe të huaj mund të shohin tek kjo shpellë një frymëzim për filma, drama, performanca.
Në një kohë kur Himara po rritet si destinacion turistik, Shpella e Odisesë është një shembull se si një vend mund të shitet jo vetëm për plazhin e bukur, por edhe për historinë, mitin dhe artin që e përshkon. Çdo vizitor që hyn në shpellë mund të përjetojë të njëjtin udhëtim shpirtëror si Fehmiu – një rikthim tek thelbi i njeriut, tek pyetja e madhe: kush jemi dhe nga vijmë?
Bibliografia
- L. Cardini (1939–1943) – arkeolog italian që kreu gërmimet e para në Shpellën e Spilësë, ku u zbuluan materialet e periudhës eneolitike dhe të antikitetit.
- Instituti Kombetar i Trashëgimisë Kulturore – ku përmendet shpella si Monument Kulture i mbrojtur nga shteti shqiptar.Lista-e-Pasurive-Kulturore_Monumentet_-Qarku-Vlore.pdf
- Artikulli i Prof. Dr. Bardhosh Gaçe në mediat vendase, ku rrëfehet vizita e Bekim Fehmiut në gusht 2006 në Vlorë dhe Himarë. Bekim Fehmiu, vizita e panjohur nëshpellën ku u ndesh Odiseu me Ciklopin - Shqiptarja.com
- Referenca filmike: “Uliksi” (1968), me regji të Franco Rossi, ku Bekim Fehmiu luan rolin e Odiseut.