Ngjarja
Era frynte nga juglindja me një egërsi që copëzonte dallgët e Jonit në kreshta shkume. Ndërsa deti, i trazuar dhe i zymtë, përplaste valët me tërbim në brigjet e ashpra të Karaburunit. Qielli, i mbuluar nga re të zeza, ngjante i pashpresë. Mes kësaj furtune, një anije bizantine, me velat e dëmtuara dhe direkun e thyer, luftonte me dallgët. Në bord ndodhej vetë perandori Gjon Paleologu. Kërkonte me ngulm një strehë për t’i shpëtuar shkatërrimit. Aty, mes shkëmbinjve të egër të Karaburunit, një gji i panjohur u shfaq papritmas, duke sjellë një shkëlqim në fytyrat e trazuara të ekuipazhit.
Të nesërmen, stuhia ishte shuar. Dielli ndriçonte faqet e lagura të shkëmbinjve, duke zbuluar mbishkrime të lashta - emra të harruar, lutje të marinarëve, dëshira të mërgimtarëve që kishin ndalur dikur në të njëjtin gji. I heshtur, perandori qëndroi për një kohë të gjatë përballë tyre. Shpresa dhe frika ishin skalitur përjetësisht në gur.
Ato gjurmë i kujtuan se, përballë natyrës dhe fatit, njeriu - qoftë edhe Perandor - është veçse një qenie e brishtë. Ai vendosi të linte edhe vetë një gjurmë në shkëmb. Nuk shkroi një lutje, as një dëshirë, por një dëshmi të thjeshtë: se në vitin e largët 6877 të kalendarit bizantin, ai kishte ndalur aty, si shumë të tjerë, përballë së njëjtës forcë të verbër. Ishte një akt njerëzor, një shenjë se kishte qenë aty, mes stuhisë, frikës dhe shpresës.
Kur anija u bë gati për të vazhduar rrugën, dielli tashmë ngrihej mbi ujërat e qetësuara të Jonit. Gjon Paleologu hodhi një vështrim të fundit drejt mbishkrimit që kishte lënë pas, pastaj u kthye, pa thënë asnjë fjalë, drejt detit të hapur. Udhëtimi drejt Romës kishte nisur - udhëtimi i shpresës së fundit, drejt brigjeve të Adriatikut, ku, në sallat e Vatikanit, Papa Urbani V mbante ende ndezur dritën e ndihmës së vonuar.

Nuk ka përmbajtje audio në dispozicion. Shtoni një URL audio në panelin e administrimit.
Nuk ka përmbajtje video në dispozicion. Shtoni një URL video në panelin e administrimit.
Periudha Kohore
Nga shek. III p.e.s. – deri në shek. XV e.s. (madje edhe në periudhat moderne)
Përmbledhja Historike e Periudhës
Gjiri i Gramës, në anën perëndimore të Gadishullit të Karaburunit dhe përballë ishullit të Sazanit, ka qenë i njohur që në antikitet si një strehë natyrore për anijet gjatë motit të keq dhe si vend me ujë të pijshëm të freskët. Emri “Grama” rrjedh nga greqishtja “gramma” që do të thotë shkrim, për shkak të qindra mbishkrimeve të gdhendura në faqet e shkëmbit nga detarë, ushtarë, pelegrinë, kapitenë dhe njerëz të zakonshëm që kalonin aty. Ky gji, me vendndodhjen e tij të izoluar në jug të Karaburunit, përfaqëson një nga rastet më unike të bashkëveprimit midis detit, njeriut dhe besimit në trashëgiminë shpirtërore shqiptare. Kjo është një temë që, ndonëse e rrënjosur në fakte historike, ka fituar përmasa mitike dhe sakrale në kujtesën kolektive të detarëve shqiptarë dhe më gjerë.
Kushtet që Sollën Lindjen e Ngjarjes
Gjiri fillimisht ka qenë shfrytëzuar si gurore. Mbishkrimet, mbi 1500 të tilla, të gdhendur në falezën e Gjirit të Gramës, nuk janë më të hershëm se shek. III p.e.s. Më të vonat datojnë në periudhën mesjetare; më tej ka mbishkrime latine të periudhës perandorake dhe mesjetare. Mbishkrimet përgjithësisht u drejtohen Dioskurëve – Kastorit dhe Poluks – hyjni shpëtimtare e mbrojtëse të detarëve dhe anijeve. Sipas formulës, shkruesi i kërkon ndihmë për njerëz të ndryshëm, anëtarë familjeje, bashkëudhëtarë, bashkëskllevër ose bashkëluftëtrë. Udhëtarët vijnë nga vise të afërta, por edhe të largëta, si Azia e Vogël : Ilion, Fokea, Heraklea, Ponti apo Palestina: Sebastia.
Në tërësinë e mbishkrimeve dokumentohen emra të personazheve të njohur historikë, siç është rasti i rivalit të Cesarit, Cnaeus Pompeius (ngjarjet e viteve 49-48 p.e.s.). Dokumenti më interesant i përket periudhës mesjetare, vitit 1369 e.s. dhe lidhet me praninë në Gjirin e Gramës të Mbretit të Romakëve Gjon Peloelogut – perandori bizantin, i cili në 1369 shkoi fillimisht në Venecia e më pas në Romë për t’u takuar me Papë Urbanin V, në përpjekjet për të siguruar mbështetjen e tij në kuadër të përkeqësimit të situatës në Kostandinopojë, si edhe të përparimit të trupave turke.
Mesazhi
Gjiri i Gramës përfaqëson një shpëtim natyror dhe shpirtëror për njeriun e detit, një vend nderimi dhe komunikimi me të shenjtën, përpara se të përballesh me të panjohurën e detit. Në përballje me fuqinë e jashtëzakonshme të natyrës dhe rrënimin e një perandorie, edhe një perandor zbret në thjeshtësinë e njeriut – duke kërkuar kuptim, shpresë dhe përjetësi jo në pushtet, por në një gjurmë të lënë në gur.
Kuptimi në Kontekstin e Sotëm
Sot, Gjiri i Gramës konsiderohet nga shumë si “vendi ku guri flet”, një arkiv i hapur që simbolizon strehën natyrore dhe historike ku njeriu gjen mbrojtje dhe reflektim. Ai përfaqëson lidhjen mes të kaluarës dhe të tashmes, forcën e natyrës që sfidon pushtetet njerëzore, dhe shpresën për kuptim në mes të sfidave të jetës.
Bibliografia
- CIGME III : Cabanes, Pierre., Drini, Faik., Hatzopoulos, M. (coll), Corpus des inscriptions d'Albanie (en dehors des sites d'Épidamne-Dyrrhachion, Apollonia et Bouthrôtos), École française d’Athènes, Paris 2016
- Hajdari Arben, Reboton Joany, Shpuza Saimir, Cabanes Pierre, Les inscriptions de Grammata (Albanie), Revue des Études Grecques 120 (2007), f. 353-294
- Fondi i gojëdhënave të Institutit të Kulturës Popullore, arkiva "Karaburun – Grama", regjistrime të mbledhura gjatë viteve 1970–1985.