Ngjarja
Bedriu ishte një djalë i varfër nga Kruja, por me shpirt të madh dhe një trimëri që sfidonte fatin. Trimëria e tij në radhët e ushtrisë osmane e kishte ngritur në grada, por kur ajo u shpërbë, Bedriu u kthye në vendlindje me shpatën e vjetër në duar, dhe një të ardhme të paqartë.
Në një pyll pranë një burimi, i lodhur dhe i vetmuar, ai u përball me një pamje magjike: një zanë e bukur, si e dalë nga hijet e pemëve, iu afrua dhe i pëshpëriti: “Ruaju nga trau dhe kaprolli. Te burimi je më i sigurt se te rrënja”. Dhe iku, u zhduk.
Pak më vonë, tek ai burim i qetë, ku gjethet flisnin me erën dhe uji rridhte si këngë e vjetër, Bedriu pa të afrohej një karvan kalorësish që shoqëronin një vajzë të re me vello të bardhë. Ajo ishte aq e bukur, sa mjaftoi një shikim mes tyre për t’i rrëmbyer zemrën. Më vonë mëson se ajo quhej Drenushë, që simbolizon "kaprollin” – fjalë që zana ia kishte lënë si paralajmërim. Vajza po dërgohej në Tiranë për t’u martuar me një qeveritar të moshuar e të pushtetshëm, një martesë pa dëshirën e saj.
Sapo mësoi këtë histori, i mbërthyer nga një ndjenjë e papërmbajtshme, Bedriu pa u menduar dy herë, niset pas tyre. Strehohet rrugës në shtëpinë mikpritëse, ku fati e përplas sërish me Drenushën. Ajo i rrëfen dhimbjen dhe dashurinë e saj, duke ju lutur që ta shpëtojë nga martesa e detyruar. I marrosur nga dashuria e vërtetë, Bedriu merr një kalë dhe e shpëton vajzën, duke thyer dritaren prej druri. Ky ishte "trau" në paralajmërimin e Zanës.
Hipin në një kalë të bardhë dhe vrullshëm ikin nën dritën e hënës, drejt lirisë. Por arratisja nuk zgjat shumë pa u zbuluar. Qeveritari i Tiranës, i poshtëruar, vë ndjekës pas tyre. Bedriu, në vend që të ndjekë rrugën drejt Krujës,- “burimi” i sigurt, sipas zanës- zgjedh të kalojë përmes Ndroqit, - “rrënja”- duke harruar këshillën e saj. Rrugës, ndërsa ndjekësit po afroheshin, Bedriu e kupton se çfarë kishte dashur t’i thoshte Zana. Por tashmë ishte vonë. Të rrethuar dhe pa shpëtim, ai zgjedh aktin e fundit të dashurisë dhe krenarisë: më mirë vdekja sesa turpi apo dorëzimi i Drenushës. Me duar që i dridhen, ai përqafon vajzën dhe, me lotët që rrjedhin në heshtje, e vret, e më pas kthen thikën mbi veten. Në frymën e fundit, të dy luten që të mos ndahen më kurrë dhe të prehen përjetësisht në një varr të përbashkët.

Nuk ka përmbajtje audio në dispozicion. Shtoni një URL audio në panelin e administrimit.
Nuk ka përmbajtje video në dispozicion. Shtoni një URL video në panelin e administrimit.
Periudha Kohore
Shekujt XVIII–XIX, me rrënjë më të hershme në traditën popullore të Shqipërisë së Mesme.
Përmbledhja Historike e Periudhës
Në një shoqëri patriarkale shqiptare, ku besa, nderi dhe familja ishin themelet mbi të cilat ndërtohej gjithçka, dashuria e lirë ishte një ëndërr e largët dhe shpesh e rrezikshme. Martesat organizoheshin për të ruajtur interesat farefisnore dhe ekonomike, duke i bërë ndjenjat personale të papërfillshme përpara vullnetit të familjes. Konfliktet e vazhdueshme mes qyteteve dhe fiseve ndikonin edhe më shumë në pamundësinë e realizimit të një dashurie të pastër dhe të sinqertë.
Kushtet që Sollën Lindjen e Ngjarjes
Përplasjet mes qyteteve dhe detyrimet familjare bënë që dashuria e vërtetë të shndërrohej në një akt rebelimi. Këto kushte bënë që ndjenja të tilla të ruheshin në legjenda, të cilat populli i përcolli brez pas brezi, duke i kthyer në simbole të sakrificës dhe idealit. Johan Georg von Hahn dhe Spiridon Gopçeviç, në shekullin XIX, dokumentuan ekzistencën e "Varrit të Ashikut" në Ndroq. Robert Elsie në versionin e tij të përpunuar dhe e sjell historinë, që do ta trajtojmë më poshtë, si një shembull të idealit romantik të epokës. Një version tjetër popullor flet për një çift të rinjsh, Bukurien dhe Faqebardhin, që nuk mundën të bashkoheshin për shkak të statusit social dhe traditës, dhe që u varrosën së bashku në vendin që sot njihet si "Varri i Ashikut".
Mesazhi
"Varri i Ashikut" është një monument simbolik për dashurinë që e sfidon çdo pengesë. Është një kujtim i përjetshëm që flet për fuqinë dhe tragjedinë e dashurisë së pastër, duke treguar se kjo ndjenjë mund të mposhtë edhe vdekjen.
Kuptimi në Kontekstin e Sotëm
Ky vend është një dëshmi e rëndësishme kulturore, një simbol që na kujton se dashuria e vërtetë, edhe pse shpesh sfidon normat sociale, vazhdon të jetojë në legjendat dhe kujtesën e një populli. Duke e ruajtur dhe vlerësuar këtë histori, ne ruajmë edhe mesazhin e fuqishëm që ajo mbart për shoqërinë e sotme.
Bibliografia
- Elsie, Robert. Albanian Folktales and Legends. I.B. Tauris, 2001.
- Gopcevic, Spiridion. Oberalbanien und seine Liga. Leipzig, 1881.
- Frashëri, Kristo. Historia e Tiranës. Tiranë: Toena, 2002.
- www.elsie.de