Sacredness of the Roe Deer – The Story of the Broken Feast

Audio
Video
📱
Memory

There is no audio content available. Add an audio URL in the admin panel.

There is no video content available. Add a video URL in the admin panel.

Historical period:

From Antiquity to the 20th century

Historical overview of the period

Në traditën shqiptare, veçanërisht në zonat malore dhe rurale ku jeta ishte e lidhur ngushtë me natyrën, ekzistonte një ndjeshmëri e thellë ndaj kafshëve dhe peizazhit përreth. Që nga periudhat parakristiane e deri në fundin e shekullit XX, shqiptarët kanë kultivuar mite dhe zakone që mishërojnë një formë të hershme të ekologjisë kulturore, një respekt për krijesat dhe vendet që konsideroheshin të shenjta. Kafshë të caktuara, si kaprolli, sorkadhja apo dhia, por edhe drurë të mëdhenj që rriteshin pranë mrizeve ku pushonte bagëtia, përfaqësonin simbole të paprekshme, të shenjta, e të lidhura me botën hyjnore ose me fatin e komunitetit.

Conditions that gave rise to the event

Shoqëria tradicionale shqiptare, e vendosur përballë sfidave të mbijetesës në një mjedis të egër por të pasur natyror, ndërtoi një sistem simbolik dhe normativ që shërbente si mburojë për ruajtjen e ekuilibrit natyror. Përtej funksionit mitik dhe fetar, këto ndalesa dhe besëtytni shërbenin edhe si mekanizma për të ruajtur burimet e jetesës: ujërat, pyjet, bagëtinë dhe kafshët e egra. Ndalohej vrasja e disa kafshëve, si kaprolli, për shkak të hijeshisë dhe sjelljes së qetë dhe të pafajshme, ndërsa dhitë e egra apo sorkadhja ruheshin si mbartëse të begatisë dhe pjellorisë. Po kështu, në mrize, pra ato zona të qeta dhe me hije ku bagëtia pushonte gjatë verës, nuk duhej bërë zhurmë, nuk duhej therur bagëti dhe as të priteshin drurët që i hijeshonin këto vende. Këto ishin jo vetëm zona të shenjta, por edhe ekologjikisht të domosdoshme për ciklin jetësor të barinjve dhe gjësë së gjallë. Tregimi “Gjahu i Malësorëve” i Kostandin Kristoforidhit është një nga rrëfimet më prekëse që shpjegon këtë marrëdhënie mes njeriut dhe natyrës. Në të, një grup malësorësh niset për gjueti dhe pas shumë përpjekjesh, arrin të vrasë një kaproll. Gëzimi i zakonshëm i gjuetisë zbehet menjëherë kur njëri nga gjahtarët afrohet dhe sheh që kaprolli, i plagosur, "qan si njeri". Kjo skenë e mbushur me dhimbje kthehet në një kthesë morale për gjahtarin, i cili shprehet i penduar, duke thënë: “Më mirë të mos e kisha vrarë.” Ky moment është një apel i fortë etik dhe filozofik, që ndan botën e instinktit nga ajo e ndërgjegjes. Kaprolli këtu nuk është më një gjah, por një qenie me ndjeshmëri, e shenjtëruar nga vetë forca e dhimbjes që shfaq. Kristoforidhi, përmes këtij rrëfimi, na lë trashëgimi një mit të fuqishëm për çdo kohë: natyra, nëse nuk trajtohet me respekt, shndërrohet në burim vuajtjeje fizike e shpirtërore për vetë njeriun. Veç kaprollit, në zonat malore të Shqipërisë ekzistonin edhe tabu të tjera që ndalonin vrasjen e dhisë së egër apo sorkadhes, veçanërisht kur ato shfaqeshin vetëm pranë fshatit apo ishin shtatzëna. Njerëzit e kohës besonin në fuqinë mbrojtëse e shëruese të këtyre kafshëve. Po ashtu në zonën e Mirditës, etnologu Mark Tirta rrëfen për drurët e mëdhenj që rriteshin në mrize që kishin një status mistik, e prandaj në to s’mund të bëhej dru zjarri, nuk duhej të dëmtoheshin e madje ndonjëherë u ofroheshin flijime simbolike. Këto rregulla zakonore, ndonëse nuk përmendin drejtpërdrejtë kaprollin, bartin ide të ngjashme mbi kufijtë e sjelljes së lejuar ndaj natyrës. Shenjtërimi i drurëve apo i kafshëve ishte në thelb një kod ekologjik i transmetuar gojarisht.

Message

Miti i shenjtërisë së kaprollit dhe tregimet popullore na kujtojnë se njeriu nuk është zot mbi natyrën, por pjesë e saj. Vrasja e kaprollit, në vend që të sjellë triumf, sjell pendim. Ky është një mësim i thellë moral që thekson nevojën për ndjeshmëri, respekt dhe vetëpërmbajtje në raport me natyrën. Kjo trashëgimi kulturore përçon vlera të rëndësishme për marrëdhënien tonë me ambientin, ku mbrojtja e një kafshe ose e një druri është një akt që mbron edhe ekuilibrin e brendshëm të njeriut.

Meaning in Today’s Context

In today’s world, when nature has become an object of destruction by human hands, when parks are demolished to make way for buildings, when forests disappear and burn due to negligence, when animal habitats are damaged and destroyed — this story reminds us that animals are not only beings with souls, but also sacred creatures. Animals do not seek revenge, yet a person can never find peace after killing an innocent being. Today, just as centuries ago, this story carries the same message: nature is sacred and must be protected.

Bibliography

  • Kristoforidhi, Kostandin. Gjahu i Malësorëve, Ndërmarrja Shtetnore e Botimeve dhe Shpërndarjes, Tiranë 1950.
  • Tirta, Mark. Mitologjia ndër shqiptarë. Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë, 2004.
  • Gjeçovi, Shtjefën. Kanuni i Lekë Dukagjinit, botimi i përpunuar. Tiranë: Argeta LMG, 2001
×