Ceremonia e Cmimeve – fituesit e granteve të projektit Heritage is our Brand

Sot në mjediset e Europe House, prezantuam 15 idetë fituese të granteve të projektit “Heritage is Our Brand”, i cili zbatohet nga DMO ALBANIA dhe EU Policy Hub dhe financohet nga Bashkimi Europian. Të pranishëm sot në ceremoninë e rastit, ishin vetë artistët fitues, znj Nadezda Dramicanin- menaxhere dhe koordinatore komunikimi e Delegacionit të BE në Shqipëri, përfaqësues të organizatave zbatuese si dhe miq të Europe House.

Pas prezantimit të projektit nga drejtuesja e DMO Albania, znj Eva Kushova, fjalën e mori znj Dramicanin e cila theksoi se përmes mbështetjes së këtij projekti, “BE garanton që traditat, historitë, ritualët dhe memorja kolektive jo vetëm ruhen por dhe rintepretohen në mënyrë moderne dhe plot kuptim, dhe cfarë e bën special këtë projekt është se fokusohet në storytelling përmes artit. Kultura nuk është luks, por është themeli i identitetit, kreativitetit, kohezionit social dhe zhvillimit të qëndrueshëm, – shtoi znj Dramicanin.

Më tej, secili artist paraqiti idenë e vet fituese, që do të zbatohet deri ne qershor të këtij viti. Nga filmat me metrazh të shkurtër si Mbretëresha Teuta, apo Librat e Dritës, dokumentar për Flinë në Kukës, Instalacion për xhubletën në Malësinë e Madhe, Mozaik i verës Baliska në Durrës, Instalacion për Fyejt e Gramshit apo instalacion lëvizës i vitrazhit në xham në Elbasan, Basorelief në Krujë për historinë e Grykës së Vajës, video projeksione si Gjama e Burrave, apo Xhamia e Gjin Aleksit, shfaqja teatrale Konstandini i Madh dhe E diela Pushim, sfilata e modës me veshje të përsonazheve të legjendave, novela grafike për fëmijë bazuar në 10 legjenda, shfaqje muzikore me lojëra për fëmijë, apo koncert etno- jazz – janë produkte artistike unike që do të vijnë të frymëzuara nga historitë e projektit “Heritage is Our Brand”.

Sot prezantuam gjithë artistët që do sjellin këto vepra artistike të realizuara në Shqipëri. Por pak pas muajsh do kemi vepra artistike që rrëfejnë histori dhe do jenë pasuri e përbashkët e të gjithëve, të aksesueshme, të vizitueshme, por dhe evente e koncerte falas të hapura për publikun. Shumica e aktiviteteve do jenë në periudhën prill- maj dhe ne do të jemi shumë të lumtur ti ndajmë me gjithë ndjekësit tanë.

Produktet artistike janë rezultati më i madh i prekshëm i projektit “Heritage is Our Brand”, pas botimit të 40 historive unike, platformës unike të edukimit dhe informimit në www.albaniaheritage.com. Vitin e dytë projekti do fokusohet tek fëmijët dhe shkollat për të përcjellë gjithë historitë, legjendat por edhe produktet artistike të krijuara të brezat e rinj, në mënyrë që ata të njihen me pasuritë tona të shumta dhe të ndihen krenarë për ti transmetuar dhe ata te pasardhësit e tyre. Kështu trashëgimia jonë jomateriale vazhdon të ruhet e të mbijetojë.

Fituesit e Granteve