Mos e prek shenjtërinë e Tomorit!
Njerëzit, kur retë e zeza ua mbulonin trupin dhe mendjen dhe kur u dukej se shpirti
e zemra u ishin rënduar, ngjiteshin në mal për të përqafuar shenjtërinë. Mali i
lartë, nëse ata vinin me zemër të hapur, i priste si miq.
Tomori, mali prej të cilit shiheshin nga të gjitha anët livadhet, majat e thepisura,
humnerat e thella, fushat, lumenjtë dhe pyjet, qëndronte kryelartë mbi gjithçka. Retë
e shumta mbështilleshin rreth majës së tij si një shall i bardhë që rrethon qafën, duke
krijuar rreth e përqark një ndriçim të magjishëm.