Anila Zajmi

Rreth Artistit

Anila Zajmi-Katanolli është artiste dhe dizajnere me përvojë të gjerë multidisiplinare në pikturë, modë, etnografi dhe edukim. Ajo është diplomuar në Akademinë e Arteve në Tiranë, me specializim në pikturë, skenografi dhe kostumografi. Më tej, ajo është specializuar në Dizajn Mode në Itali dhe mban një diplomë Master Shkencor në Etnologji dhe Folklor nga Akademia e Studimeve Albanologjike.

Ajo punon si eksperte në zhvillimin e kurrikulave profesionale, veçanërisht në fushën e dizajnit të modës. Si artiste-dizajnere, ajo ka kontribuar në dizajnin e modës dhe të interierit, si dhe në kostumografinë e produksioneve të rëndësishme në teatër, opera, balet, televizion dhe film. Praktika e saj artistike është e bazuar fuqishëm në eksperimentimin dhe rinterpretimin e teknikave tradicionale, me fokus në rigjallërimin e trashëgimisë kulturore shqiptare përmes kërkimit etnologjik.

EKPO-SFILATË ME PERSONAZHE NGA MITOLOGJIA DHE ANTIKITETI

Abstrakti

Ideja e projektit bazohet në katër histori frymëzuese, të përzgjedhura me kujdes nga Platforma e Trashëgimisë ShqiptareMiti i Kadmit në IliriVallja e Nimfave në Flakët e Përjetshme të Nymfeut të ApolonisëLidhja e Seferanit dhe Betimet e “Bukurosheve të Dheut”, si dhe Teuta, Mbretëresha e Deteve.

Fillimisht, fëmijët do të njihen me këto referenca dhe do të vizatojnë ose riprodhojnë motive që lidhen me tematikën, periudhën historike dhe kontekstin përkatës etnografik. Në fazat pasuese, bazuar në idetë e tyre, ata do të krijojnë dhe dekorojnë një aksesor ose veshje duke përdorur pikturën, qëndisjen ose teknika të tjera krijuese, të përshtatura me moshën dhe aftësitë individuale të secilit.

Projekti ndërthur edukimin përmes artit, trashëgiminë kulturore jomateriale dhe krijimtarinë bashkëkohore, duke synuar të nxisë pjesëmarrjen aktive të fëmijëve dhe të rinjve në procesin e të mësuarit, përjetimit dhe interpretimit artistik të mitologjisë dhe lashtësisë shqiptare.

Vendi

Tiranë

Historia

Miti i Kadmit në Iliri
Kërcimi i nimfave rreth flakëve të përjetshme të Nymfeut të Apolonisë
Liqeni i Seferanit dhe kushtimet e “të bukurave të dheut”
Teuta, mbretëresha e deteve

Video