Mauro Zaçe
Rreth Artistit
Mauro Zaçe ka përvojë të mëparshme në menaxhimin dhe zbatimin me sukses të projekteve kulturore të financuara përmes granteve ndërkombëtare të mobilitetit, të akorduara nga Bashkimi Evropian dhe Goethe-Institut.
Ai ka përvojë në realizimin e filmave dhe dokumentarëve, të cilët janë prezantuar në festivale dhe aktivitete kulturore. Përveç kësaj, ka organizuar dhe koordinuar me sukses një sërë aktivitetesh kulturore, si në Shqipëri, ashtu edhe në nivel ndërkombëtar.
GJEMON
Abstrakti
Veprimi i propozuar konsiston në realizimin e një dokumentari të animuar mbi traditën e Gjamës së Burrave në rajonin e Dukagjinit, duke përdorur animacionin ekspresionist dhe elemente audiovizuale për të përcjellë emocionet dhe rëndësinë simbolike të këtij rituali.
Ky projekt përfaqëson një qasje inovative që ndërthur shprehjen artistike bashkëkohore me burimet historike dhe studimore, duke ruajtur dhe promovuar trashëgiminë kulturore jomateriale të Shqipërisë përmes një formati modern, të aksesueshëm dhe emocionalisht tërheqës.
Përmes animacionit dhe muzikës, dokumentari përcjell emocione kolektive që nuk mund të shprehen plotësisht vetëm përmes fjalëve, duke e bërë atë një mjet unik dhe të fuqishëm për ruajtjen, interpretimin dhe përcjelljen e kësaj tradite ndër breza. Duke ndërthurur trashëgiminë me rrëfimin vizual bashkëkohor, filmi synon të krijojë një kuptim më të thellë të dimensioneve kulturore, historike dhe emocionale të ritualit, si për audiencat vendase, ashtu edhe për ato ndërkombëtare.
Vendi
Tiranë