Suela Bako

Rreth Artistit

Suela Bako është një regjisore filmi me përvojë, e cila ka punuar në filma artistikë, dokumentarë dhe projekte teatrale. Ajo do të drejtojë aspektin artistik dhe vizual të këtij filmi të shkurtër historik. Si regjisore dhe skenariste, ajo do të jetë përgjegjëse për konceptin estetik dhe realizimin e filmit, duke garantuar që trashëgimia kulturore të përfaqësohet me ndjeshmëri të lartë dhe përmes një qasjeje artistike bashkëkohore.

UNË JAM TEUTA – MBRETËRESHA E DETEVE

Abstrakti

“Unë jam Teuta – Mbretëresha e deteve” do të jetë një film i shkurtër historik, që merr përsipër të tregojë historinë e të vetmes mbretëreshë të Mesdheut – një luftëtare e pathyeshme që mbrojti trojet e saj edhe atëherë kur burrat nuk mundën. Filmi përqendrohet në momentet e fundit të mbretërimit të saj, në përballjen me tradhtinë që i bëhet dhe qëndresën e saj. Rrëfimi do të ndërtohet si një ndërthurje mes ëndrrës dhe zghëndrrës, si një zë i brendshëm që udhëheq heroinën në kërkimin e saj. Në këtë udhëtim shpirtëror, ajo zbulon se brenda saj bashkëjetojnë tre figura që shkrihen në një të vetme: Mbretëresha Teutë, figura historike e luftës dhe krenarisë, e vetmja grua që mbrojti dhe zgjeroi kufijtë e Ilirisë me trimëri e mençuri të pashoqe; Teuta e re, vajza e sotme që kërkon kuptimin e emrit të saj dhe trashëgiminë që mbart; si dhe gruaja shqiptare – zëri i të gjitha grave që kanë luftuar, heshtur dhe rezistuar ndër breza. Përmes këtij procesi zbulimi, Teuta e re kupton se në gjakun e saj jeton një histori e gjatë rezistence dhe dinjiteti.

Vendi

Tiranë

Historia

Video