Ngjarja
Në tokat e Dardanisë, në Nish, në 272, lindi një djalë që do të ndryshonte fatin e botës. Ishte biri i një ushtaraku ilir, Kostanc Klori, dhe i një gruaje me shpirt të thellë besimi – Helena. Ky djalë, i quajtur Kostandin, u rrit mes trazirave të një perandorie të lodhur nga luftërat civile.
Ai pa gjakun e pafajshëm të rridhte, pa qytete që digjeshin, pa perandorë që ngriheshin e binin si hije. Por në zemrën e tij lindi një dëshirë: të sillte rend, unitet dhe një botë ku besimi të mos ishte arsye për përndjekje.
Në vitin 312, para betejës së Urës Milvius kundër rivalit Maksenc, Kostandini përjetoi çastin që do ta shenjonte përgjithmonë historinë e tij. Nata ishte e vështirë, ushtria dyshonte se mund të fitonte. Ai ndiente peshën e pafund të përgjegjësisë. Përballja e ushtrive të Konstantinit me Maksencin kishte raporte disporporcionale, pasi Konstantini kishte 70 mijë këmbësorë dhe 8 mijë kalorës, ndërsa Maksenci 170 mijë këmbësorë dhe 18 mijë kalorës.
Teksa shikonte qiellin, papritur iu shfaq një shenjë e jashtëzakonshme: një kryq i ndritshëm, me fjalët “In hoc signo vinces” – Nën këtë shenjë do të fitosh!
Të nesërmen, flamujt e ushtrisë mbanin shenjën e kryqit. Kostandini fitoi betejën dhe u bë sundimtari që hapi një epokë të re. Në vitin 313, ai shpalli Dekretin e Milanos, duke i dhënë fund përndjekjeve të krishterëve. Për herë të parë, feja e re mund të shpallej haptazi, të ndërtonte kisha, të kremtonte ditët e saj. E megjithatë ai nuk ishte perandori vetëm i luftrave dhe i ligjeve por dhe i njerëzve.
Një mëngjes të vitit 321, Kostandini shikonte nga dritarja e pallatit të tij në Kostandinopojë. Ishte i lodhur nga punët e përditshme të perandorisë: luftëra, ligje, ndërtim qytetesh. Ushtarët, tregtarët dhe fshatarët e tij punonin pa pushim, ditë pas dite.
Atë ditë, ai mblodhi këshilltarët dhe tha:
– “Njerëzit e mi janë të lodhur. Ushtarët, fshatarët, tregtarët… të gjithë punojnë pa pushim. Pa ditë pushimi, pa kohë për familjen dhe për lutje, perandoria do të bëhet e fortë vetëm jashtë, por e varfër brenda. Le t’u japim të gjithëve një ditë për Zotin dhe për shpirtin.”
Dhe kështu, në vitin 321, ai shpalli dekretin e tij të famshëm:
E diela do të jetë ditë pushimi për të gjithë, ditë e Zotit, ditë e paqes dhe e lutjes.
Njerëzit filluan të mbyllnin dyqanet, të ndalonin punët e rënda dhe të mblidheshin me familjet. Kishat u mbushën me besimtarë. E diela u bë jo vetëm dita e pushimit, por edhe dita e dritës, e shpresës dhe e gëzimit.
Dhe kështu, dita që paganët e nderonin si “ditën e diellit” (e Diell), u bë dita e Zotit të gjallë – Krishtit, “Dielli i drejtësisë”. Ky vendim i thjeshtë i Kostandinit ndryshoi përjetësisht ritmin e jetës sonë. Sot, pas më shumë se 1700 vjetësh, ne ende e ruajmë këtë dhuratë: një ditë në javë për paqe, për dashuri dhe për kujtim të asaj që ka më shumë vlerë. Dhe ky zakon ka mbijetuar deri në ditët tona, duke u bërë pjesë e jetës së çdo brezi.

Nuk ka përmbajtje audio në dispozicion. Shtoni një URL audio në panelin e administrimit.
Nuk ka përmbajtje video në dispozicion. Shtoni një URL video në panelin e administrimit.
Periudha Kohore
Shek 3-4 pas Krishtit
Përmbledhja Historike e Periudhës
Në vitin 293, Perandoria Romake drejtohej nga një sistem i quajtur Tetrarkia, (tetra- katër nga greqishtja e lashtë), një pushtet i ndarë mes katër personave i krijuar nga perandori Dioklecian, në një periudhë që historiografia botërore e njeh si “kriza e shekullit të III”. Pushteti katërsh (tetrarkia) si mekanizëm e ndante fuqinë vendimmarrëse midis dy perandorëve të vjetër që njihen si “august”, dhe dy preandorëve të rinj që njihen si “cezarë”. Të katërt perandorët e tetrarkisë ishin me origjinë ilire dhe i përkasin grupit të perandorëve romak të quajtur “Illyriciani”. Constancius i Parë (I), babai i Kostandinit të Madh, ishte njëri ndër katër perandorët e tetrarkisë Romake. Pas vdekjes së tij më 25 korrik të vitit 306, ai e trashëgoi pushtetin e perandorisë tek i biri. Pas vdekjes së babait të tij, Konstandini pa një Kryq të ndritur në qiell dhe dëgjoi një zë që i thoshte: “Konstantin, fito nën këtë shenjë dhe mposhti armiqtë.” Ai I fitoi gjithë betejat ndaj rivalëve, falë gjenialitetit të tij ushtarak dhe forcës hyjnore që i jepte perëndia. Beteja mbi Urën Milvius 312, njihet si një ndër ngjarjet më të rëndësishme të antikitetit dhe një pikë kthese për historinë e Krishtërimit. Pasi mori pushtetin absolut, ai vendosi rezidencën e tij në qytetin e Bizantiumit duke e riemërtuar atë në Kostandinopojë (Constantinople – qyteti i Konstantinit), Stambolli i sotëm, i cili më pas do të shndërrohej në kryeqytetin e ri të perandorisë (Roma e Re) dhe do e mbante këtë status për mëse 1000 vite. Dinastia Konstantiniane do të sundonte Perandorinë Romake deri në vitin 363.
Konstantini pas amshimit të tij, u varros në Kishën e Apostujve të Shenjtë, në Konstandinopojë. Kisha i kushtohej Dymbëdhjetë Apostujve të Jezusit dhe ishte ndër kishat e shumta të cilat kishin nisur të hidhnin shtat me urdhërin e Kostantinit të Madh. Kisha ishte e papërfunduar kur Konstandini vdiq në vitin 337, dhe ajo u përfundua nga djali dhe pasardhësi i tij Konstanci II, i cili i varrosi aty eshtrat e të atit. Sot kjo kishë nuk ekziston më, ajo u shkatërrua pas rënies së Kostandinopojës kur ra në duart e osmanëve (1453) dhe në vend të saj nisi të ndërtohej Xhamia Fatih (1463). Një fragment nga ai që mendohet të ketë qenë sarkofagu i Kostantinit të Madh ruhet sot në Muzeun Arkeologjik të Stambollit.
Kushtet që Sollën Lindjen e Ngjarjes
Kostandini i Parë (Flavius Valerius Constantinus) lindi më 27 shkurt 272 në Nish të Dardanisë antike, një qytet i banuar nga popullsi ilire. Ishte biri i Kostanc Klori, një oficer i lartë romak me origjinë ilire dhe njëri prej tetrarkëve të Perandorisë, dhe i Helenës.
Pas vdekjes së të atit më 306, Kostandini trashëgoi pushtetin dhe u përfshi në luftërat civile që ndanë perandorinë. Ai eliminoi rivalët një nga një – fillimisht Maksencin në betejën vendimtare të Urës Milvius më 312, e më pas Licinin në vitin 324 – duke u bërë sundues i vetëm i Romës. Dy ishin aktet themelore që e përjetësuan emrin e tij:
Edikti i Milanos (313), që garantoi lirinë fetare dhe i dha fund përndjekjeve të të krishterëve.
Këshilli i Parë i Nikesë (325), ku u hartua Kredoja e krishterë dhe u vendos uniteti i Kishës.
Krahas kësaj, ai ndërmori reforma të thella administrative dhe ushtarake, forcoi financat e perandorisë duke prezantuar monedhën “solidus”, dhe ndërtoi kisha të mëdha – mes tyre Kishën e Varrit të Shenjtë në Jerusalem. Me dekret të posacëm në 321 ai do të shpallte të Dielën si Ditë pushimi në Perandori. Në vitin 330 ai themeloi kryeqytetin e ri në Bizant, që mori emrin e tij, Kostandinopojë. Ky qytet do të bëhej “Roma e Re” dhe zemra e Perandorisë Romake Lindore për më shumë se një mijëvjeçar. Trashëgimia e tij është e dyfishtë: si reformator i madh i perandorisë dhe si kampion i krishterimit. Për këtë, historia e njeh me titullin Kostandini i Madh.
Mesazhi
Kostandini i Madh na mëson se udhëheqja e vërtetë ndërtohet mbi vizion, besim, tolerancë dhe guxim për të bashkuar njerëzit, edhe kur koha është e mbushur me dyshime.
Kuptimi në Kontekstin e Sotëm
Kostandini fitoi jo vetëm me shpatë, por me besim. Në momentin kur ndjeu frikë dhe dyshim, u mbështet te një shenjë dhe një ideal më i madh se vetja. Me Dekretin e Milanos, ai i dha fund përndjekjes së krishterëve. Ky akt ishte një nga hapat e parë të idesë moderne të lirisë fetare, ku toleranca, bashkëjetesa dhe respekti i besimeve të ndryshme janë themele për paqe dhe stabilitet.
Ai trashëgoi një perandori të përçarë nga luftëra civile, por synoi ta bashkonte përmes një ideali të përbashkët.
Ndërtimi i Kostandinopojës nuk ishte thjesht një akt politik, por një projekt që do të jetonte për shekuj. Mesazhi për sot: udhëheqësit dhe shoqëritë duhet të mendojnë përtej të tashmes, duke ndërtuar institucione, qytete e vlera që i shërbejnë brezave të ardhshëm.
Bibliografia
- Loka, N., GENIVS ILLYRICI – Dyzet e dy Perandorë Ilir të Romës, Mirdita, 2005
- Adhami, S., Kontribute Shqiptare në Visarin e Popujve – 2, Botime “ADA”, Tiranë 2007
- Eusebius Pamphilus, THE ECCLESIASTICAL HISTORY, Translated from the Original, by REV. C. F/CRUSE, A. M., Eight Edition, Dayton & Saxton, Neë York, 1842
- Llukani, A., SINAKSARI I MADH, Botimet “Trifon Xhagjika”, Tiranë, 2013
- Walker, W., A History of The Christian Church, Charles Scribner’s Sons, New York, 1921
- Angelo, A., GENEALOGIA D’Imperatori Romani et Constantinopolitani et de Regi Prencipi et Signori, Fratelli Breſciani, Roma, MDLI ,1551
- MENOLOGIUM GRÆCORUM, Pars Tertia, A Mense Martio Ad Augustum,1727
- Eusebius Pamphilus, THE ECCLESIASTICAL HISTORY, Translated from the Original, by REV. C. F/CRUSE, A. M., Eight Edition, Dayton & Saxton, New York, 1842
- Wilkes, J., The Illyrians, Blackwell Publishers Inc., Cambridge, Massachusetts, USA, 1996
- Philip Schaff “History of the Christian Church”, Vol. III: Nicene and Post-Nicene Christianity A.D. 311–600 , 1858–1890. Ribotime: Hendrickson Publishers, 1996.
- Eusebius of Caesarea, Life of Constantine (Vita Constantini), A.D. 337
- Përkthime moderne: Penguin Classics, 1999.
- H.A. Drake, “ Constantine and the Bishops”- The Politics of Intolerance, Baltimore: Johns Hopkins University Press, 2000.
- R. L. Wilken, The First Thousand Years: A Global History of Christianity, Yale University Press, 2012.
- Sozomen, Ecclesiastical History , A.D 450, Post-Nicene Fathers, Second Series, Vol. II 1890.