Pyetje-Përgjigje
Kush mund të aplikojë?
Aplikues të pranueshëm janë:
- Artistë dhe krijues të rinj
- Ekspertë në fushën e kulturës (historianë, kuratorë, studiues, menaxherë kulturorë),
- Organizata të shoqërisë civile dhe shoqata kulturore që veprojnë në fushën e trashëgimisë kulturore
A mund të aplikoj individualisht apo vetëm në bashkëpunim me një organizatë?
Po, individët (artistë, krijues, ekspertë) mund të aplikojnë vetë. Organizatat e shoqërisë civile dhe shoqatat kulturore gjithashtu janë të pranueshme.
A mund të dorëzoj më shumë se një aplikim?
Jo, një aplikues mund të përfitojë vetëm një grant në këtë thirrje.
A mund të zhvilloj projektin tim jashtë Shqipërisë?
Jo, aktivitetet duhet të realizohen brenda territorit të Shqipërisë dhe të përfshijnë komunitetet vendore.
A është e detyrueshme të përdoren historitë e publikuara në platformën “Albania Heritage”?
Po, projektet duhet të marrin frymëzim nga historitë e dokumentuara në këtë platformë, por ato mund të rishkruhen, riinterpretohen dhe shndërrohen në forma të reja artistike.
Si duhet të dorëzohet aplikimi?
Aplikimi dorëzohet në këtë link Aplikim për propozime, me të gjitha dokumentet e kërkuara (formulari, buxheti, portofoli/CV, deklarata, ID ose NIPT).
Në çfarë gjuhe duhet të dorëzohet aplikimi?
Dokumentet e aplikimit duhet të jenë në gjuhën shqipe. Nëse ka materiale në anglisht (p.sh. CV ose portofol), ato mund të bashkëngjiten në anglisht.
Kur është afati i fundit për aplikim?
Afati është 15 tetor 2025, ora 23:59.
Sa është fondi maksimal për një projekt?
Çdo projekt mund të marrë deri në 4,000 euro (pa TVSH), duke mbuluar deri në 100% të kostove të pranueshme.
A kërkohet bashkëfinancim?
Jo, nuk është i detyrueshëm. Megjithatë, kontributet financiare ose në natyrë (si hapësira, shërbime, personel) inkurajohen për të forcuar qëndrueshmërinë e projektit.
Cilat aktivitete janë të pranueshme?
- Shfaqje teatrale, muzikore, vallëzim bashkëkohor
- Instalacione artistike, murale, mozaikë
- Dokumentarë, filma të shkurtër, animacione
- Art video, media eksperimentale
- Romane grafike dhe dizajn i aplikuar
Sa kohë mund të zgjasë projekti?
Projektet duhet të nisin në dhjetor 2025 dhe të përfundojnë brenda qershorit 2026 (maksimumi 6 muaj).
Çfarë ndodh nëse projekti im nuk përfundon brenda afatit 6-mujor?
Projektet duhet të përfundojnë patjetër brenda afatit, përndryshe mund të ketë penalitete dhe humbje të financimit.
Çfarë nuk financohet?
- Shpenzime që nuk lidhen me projektin,
- Pajisje kapitale, aktivitete politike ose fetare,
- Shpenzime të paparashikuara, të përgjithshme ose retroaktive,
- Taksa dhe TVSH e rikuperueshme.
Çfarë kriteresh përdoren për vlerësim?
- Propozimi teknik (50%): qartësi, origjinalitet, inovacion, përputhje me objektivat, realizueshmëri.
- Përvoja e mëparshme (20%).
- Buxheti dhe efikasiteti i përdorimit të fondeve (20%).
- Elementë shtesë si rrjetëzim, përfshirja e të rinjve, efekt shumëfishues (10%).
Si bëhet pagesa e grantit?
- 70% e shumës disbursohet paraprakisht pas nënshkrimit të kontratës,
- 30% paguhet pas dorëzimit dhe miratimit të raporteve narrative dhe financiare (deri më 31 gusht 2026).
Çfarë lloj raportesh duhet të dorëzoj gjatë projektit?
- Raport narrativ për ecurinë e projektit,
- Raport financiar me faturat dhe dokumentet justifikuese
A ka penalitete nëse nuk respektohen kërkesat e komunikimit dhe logove?
Po, përfituesit duhet të respektojnë udhëzimet e BE-së për komunikim dhe dukshmëri. Nëse nuk përfshihen logot përkatëse, kjo mund të ndikojë në vlerësimin dhe miratimin e raportimeve përfundimtare.
Ku mund të bëhen pyetje shtesë?
Pyetjet mund të dërgohen deri më 01 tetor 2025 në adresën: info@dmoalbania.al. Përgjigjet do të publikohen në faqen zyrtare të DMO Albania.