Konkurs Shkollor
Përse është e rëndësishme kjo fazë e projektit?
Pasi projekti të arrijë shpërndarjë gjithë materialet burimore si historitë dhe produktet e krijuara tek mësuesit e historisë, letërsisë por dhe të muzikës, një konkurs me nxënësit e shkollave 9 vjecare dhe të Mesme do të thirret në mesin e 2026 për aplikime për krijimtari artistike bazuar mbi këto histori: teatro, valle, shfaqje, ese, vizatime etj.
Në fund projekti do shpërndajë dhe disa çmime për fituesit në mbarë vendin.
Projekti “Heritage is Our Brand”, nuk mund të quhet i plotë pa e shpërndarë gjithë këtë material burimor të krijuar, tek brezi i ri.
Fëmijët do ftohen që bazuar në legjendat, historitë antike, apo dhe ritualet e shumta si dasmat, vallet etj, duke pyetur dhe prindërit apo gjyshërit e tyre, të krijojnë shfaqje e produkte artistike apo dhe ekspozita që lidhen me zonën e tyre, duke i bërë të ndihen krenarë dhe t’i ruajnë këto vlera të trashëgimisë jomateriale.