Teuta, mbretëresha ilire e deteve
Në breg të detit, me fustanin e gjatë e të bardhë që i valëvitej lehtë nga era dhe me
kurorën mbi kokë, ajo dukej si një perëndeshë e dalë nga thellësitë e kaltra të ujit.
Flokët e gjatë e të zinj, me kaçurrelat e mëdhenj që ndërthureshin aq bukur me njëritjetrin, pa u ngatërruar dhe pa humbur rregullin e tyre, i binin mbi fustanin e bardhë, si
shkuma që krijojnë tallazet e detit.
Deti ishte i mbushur me anije të shumta të flotës ilire. Midis tyre spikatnin anijet e
vogla, lembet, të cilat kishin treguar se mund të manovroheshin lehtësisht mes anijeve
të mëdha kundërshtare. Ato çanin rrethimin e armiqve, duke i hutuar ata, pasi papritur,
shfaqeshin nga drejtime të ndryshme dhe i sulmonin me shpejtësi e vendosmëri nga
të gjitha anët.