Rodoni: atje ku toka i jep dritë detit

I futur thellë në det, dikur ky kep ishte dëshmitar i shumë anijeve që lundronin pranë shkëmbinjve të tij. Kur deti bëhej i trazuar, disa anije rrezikonin të përplaseshin me shkëmbinjtë, ndërsa të tjera e kishin të vështirë të gjenin rrugën e sigurt. Netëve të errëta e me stuhi, kur dallgët turfullonin me tërbim dhe ishin gati të përpinin gjithçka, marinarët ngrinin sytë nga qielli dhe i luteshin Redonit, hyut të ujërave dhe të udhëtarëve. Ata i kërkonin t’u tregonte rrugën e shpëtimit dhe t’i kthente shëndoshë e mirë në brigjet e tyre. Kepi zgjatej gjithnjë e më shumë në det, aq sa dukej sikur toka dhe uji përqafoheshin dhe bëheshin një. Dukej sikur vetë kepi ishte një pjesë e detit që kishte dalë mbi tokë.

Degjo Legjendën

Me çfarë ngjyrash do e përfytyroje ti këtë histori? Shkarko dhe ngjyros