Nimfeumi i Apollonisë
Nimfat, hyjneshat e ujit, kishin vendin e tyre, ku qëndronin larg njerëzve, por edhe
në harmoni me ta. Rrëzë një kodre të lartë, në bregun e majtë të Vjosës, shtrihej
një vend i bukur, i cili ishte sa i fshehtë, po aq edhe i njohur për të gjithë banorët e
krahinës. Nimfeumi ishte një vend i mrekullueshëm, i zbukuruar nga bimësia e harlisur
dhe lule që nuk gjendeshin në asnjë vend tjetër. Ai ushqehej me ujë nga burime të
nëndheshme, por edhe nga kanale mbi tokë, që mblidhnin ujin nga të katër anët. Në
Nimfeum, niveli i ujit ndryshonte në varësi të shirave, por kurrë nuk thahej, sepse uji
nga thellësia e tokës nuk shteronte. Kur binte shi, ai mbushej plot e përplot. Përreth tij
ishin pesë shtylla dorike që i jepnin hijeshi.