Lufta e përjetshme edragoit dhe kuçedrës
Atë ditë, do të lindte fëmija e shumëpritur e një çifti malësorësh. Kishin shumë vite
të martuar, por ende nuk ishin gëzuar me fëmijë. Më në fund, do t’u realizohej
ëndrra më e bukur që kishin thurur për jetën e tyre: do të bëheshin prindër.
Gjithë natën kishte rënë shi. Ishte një shi i butë, pa rrebesh, por i vazhdueshëm, që u
kishte dhënë një shkëlqim të rrallë gjetheve të pemëve, si dhe rrasave të gurta të çative
të shtëpive.
Në mbrëmje vonë, kur errësira kishte pushtuar gjithçka, kishte ardhur në jetë një djalë.
Lindja e tij i kishte gëzuar jo vetëm prin