Liqeni i lutjeve dhe i zambakëve

Gjithçka kishte rënë në qetësi. Dielli ishte larguar dhe po ia linte vendin errësirës. Era, që kishte fryrë gjatë gjithë ditës, tashmë kishte pushuar dhe dukej sikur as gjethet nuk lëviznin më. Fëmijët i kishin lënë lojërat për ditën e nesërme dhe tani qëndronin në shtëpitë e tyre, duke ndier misterin e kësaj mbrëmjeje. Ata e dinin se diçka e çuditshme do të ndodhte, por nuk arrinin ta shpjegonin dot. Me dëlirësinë e tyre, e pranonin këtë ndjesi dhe fantazonin në heshtjen e mbrëmjes. Nata e fundit e pranverës në krahinë ishte nata më e veçantë. Ajo mbulohej nga një tis misterioz dhe i mrekullueshëm, që e bënte gjithçka përreth të dukej ndryshe.

Degjo Legjendën

Me çfarë ngjyrash do e përfytyroje ti këtë histori? Shkarko dhe ngjyros