E diela pushim- Dhurata e Kostandinit të Madh

Audio
Video
📱
Memory

There is no audio content available. Add an audio URL in the admin panel.

There is no video content available. Add a video URL in the admin panel.

Historical period:

Shek 3-4 pas Krishtit

Historical overview of the period

Në vitin 293, Perandoria Romake drejtohej nga një sistem i quajtur Tetrarkia, (tetra- katër nga greqishtja e lashtë), një pushtet i ndarë mes katër personave i krijuar nga perandori Dioklecian, në një periudhë që historiografia botërore e njeh si “kriza e shekullit të III”. Pushteti katërsh (tetrarkia) si mekanizëm e ndante fuqinë vendimmarrëse midis dy perandorëve të vjetër që njihen si “august”, dhe dy preandorëve të rinj që njihen si “cezarë”. Të katërt perandorët e tetrarkisë ishin me origjinë ilire dhe i përkasin grupit të perandorëve romak të quajtur “Illyriciani”. Constancius i Parë (I), babai i Kostandinit të Madh, ishte njëri ndër katër perandorët e tetrarkisë Romake. Pas vdekjes së tij më 25 korrik të vitit 306, ai e trashëgoi pushtetin e perandorisë tek i biri. Pas vdekjes së babait të tij, Konstandini pa një Kryq të ndritur në qiell dhe dëgjoi një zë që i thoshte: “Konstantin, fito nën këtë shenjë dhe mposhti armiqtë.” Ai I fitoi gjithë betejat ndaj rivalëve, falë gjenialitetit të tij ushtarak dhe forcës hyjnore që i jepte perëndia. Beteja mbi Urën Milvius 312, njihet si një ndër ngjarjet më të rëndësishme të antikitetit dhe një pikë kthese për historinë e Krishtërimit. Pasi mori pushtetin absolut, ai vendosi rezidencën e tij në qytetin e Bizantiumit duke e riemërtuar atë në Kostandinopojë (Constantinople – qyteti i Konstantinit), Stambolli i sotëm, i cili më pas do të shndërrohej në kryeqytetin e ri të perandorisë (Roma e Re) dhe do e mbante këtë status për mëse 1000 vite. Dinastia Konstantiniane do të sundonte Perandorinë Romake deri në vitin 363. Konstantini pas amshimit të tij, u varros në Kishën e Apostujve të Shenjtë, në Konstandinopojë. Kisha i kushtohej Dymbëdhjetë Apostujve të Jezusit dhe ishte ndër kishat e shumta të cilat kishin nisur të hidhnin shtat me urdhërin e Kostantinit të Madh. Kisha ishte e papërfunduar kur Konstandini vdiq në vitin 337, dhe ajo u përfundua nga djali dhe pasardhësi i tij Konstanci II, i cili i varrosi aty eshtrat e të atit. Sot kjo kishë nuk ekziston më, ajo u shkatërrua pas rënies së Kostandinopojës kur ra në duart e osmanëve (1453) dhe në vend të saj nisi të ndërtohej Xhamia Fatih (1463). Një fragment nga ai që mendohet të ketë qenë sarkofagu i Kostantinit të Madh ruhet sot në Muzeun Arkeologjik të Stambollit.

Conditions that gave rise to the event

Kostandini i Parë (Flavius Valerius Constantinus) lindi më 27 shkurt 272 në Nish të Dardanisë antike, një qytet i banuar nga popullsi ilire. Ishte biri i Kostanc Klori, një oficer i lartë romak me origjinë ilire dhe njëri prej tetrarkëve të Perandorisë, dhe i Helenës. Pas vdekjes së të atit më 306, Kostandini trashëgoi pushtetin dhe u përfshi në luftërat civile që ndanë perandorinë. Ai eliminoi rivalët një nga një – fillimisht Maksencin në betejën vendimtare të Urës Milvius më 312, e më pas Licinin në vitin 324 – duke u bërë sundues i vetëm i Romës. Dy ishin aktet themelore që e përjetësuan emrin e tij: Edikti i Milanos (313), që garantoi lirinë fetare dhe i dha fund përndjekjeve të të krishterëve. Këshilli i Parë i Nikesë (325), ku u hartua Kredoja e krishterë dhe u vendos uniteti i Kishës. Krahas kësaj, ai ndërmori reforma të thella administrative dhe ushtarake, forcoi financat e perandorisë duke prezantuar monedhën “solidus”, dhe ndërtoi kisha të mëdha – mes tyre Kishën e Varrit të Shenjtë në Jerusalem. Me dekret të posacëm në 321 ai do të shpallte të Dielën si Ditë pushimi në Perandori. Në vitin 330 ai themeloi kryeqytetin e ri në Bizant, që mori emrin e tij, Kostandinopojë. Ky qytet do të bëhej “Roma e Re” dhe zemra e Perandorisë Romake Lindore për më shumë se një mijëvjeçar. Trashëgimia e tij është e dyfishtë: si reformator i madh i perandorisë dhe si kampion i krishterimit. Për këtë, historia e njeh me titullin Kostandini i Madh.

Message

Kostandini i Madh na mëson se udhëheqja e vërtetë ndërtohet mbi vizion, besim, tolerancë dhe guxim për të bashkuar njerëzit, edhe kur koha është e mbushur me dyshime.

Meaning in Today’s Context

Kostandini fitoi jo vetëm me shpatë, por me besim. Në momentin kur ndjeu frikë dhe dyshim, u mbështet te një shenjë dhe një ideal më i madh se vetja. Me Dekretin e Milanos, ai i dha fund përndjekjes së krishterëve. Ky akt ishte një nga hapat e parë të idesë moderne të lirisë fetare, ku toleranca, bashkëjetesa dhe respekti i besimeve të ndryshme janë themele për paqe dhe stabilitet. Ai trashëgoi një perandori të përçarë nga luftëra civile, por synoi ta bashkonte përmes një ideali të përbashkët. Ndërtimi i Kostandinopojës nuk ishte thjesht një akt politik, por një projekt që do të jetonte për shekuj. Mesazhi për sot: udhëheqësit dhe shoqëritë duhet të mendojnë përtej të tashmes, duke ndërtuar institucione, qytete e vlera që i shërbejnë brezave të ardhshëm.

Bibliography

  • Loka, N., GENIVS ILLYRICI – Dyzet e dy Perandorë Ilir të Romës, Mirdita, 2005
  • Adhami, S., Kontribute Shqiptare në Visarin e Popujve – 2, Botime “ADA”, Tiranë 2007
  • Eusebius Pamphilus, THE ECCLESIASTICAL HISTORY, Translated from the Original, by REV. C. F/CRUSE, A. M., Eight Edition, Dayton & Saxton, Neë York, 1842
  • Llukani, A., SINAKSARI I MADH, Botimet “Trifon Xhagjika”, Tiranë, 2013
  • Walker, W., A History of The Christian Church, Charles Scribner’s Sons, New York, 1921
  • Angelo, A., GENEALOGIA D’Imperatori Romani et Constantinopolitani et de Regi Prencipi et Signori, Fratelli Breſciani, Roma, MDLI ,1551
  • MENOLOGIUM GRÆCORUM, Pars Tertia, A Mense Martio Ad Augustum,1727
  • Eusebius Pamphilus, THE ECCLESIASTICAL HISTORY, Translated from the Original, by REV. C. F/CRUSE, A. M., Eight Edition, Dayton & Saxton, New York, 1842
  • Wilkes, J., The Illyrians, Blackwell Publishers Inc., Cambridge, Massachusetts, USA, 1996
  • Philip Schaff “History of the Christian Church”, Vol. III: Nicene and Post-Nicene Christianity A.D. 311–600 , 1858–1890. Ribotime: Hendrickson Publishers, 1996.
  • Eusebius of Caesarea, Life of Constantine (Vita Constantini), A.D. 337
  • Përkthime moderne: Penguin Classics, 1999.
  • H.A. Drake, “ Constantine and the Bishops”- The Politics of Intolerance, Baltimore: Johns Hopkins University Press, 2000.
  • R. L. Wilken, The First Thousand Years: A Global History of Christianity, Yale University Press, 2012.
  • Sozomen, Ecclesiastical History , A.D 450, Post-Nicene Fathers, Second Series, Vol. II 1890.
×