Vera Ilire, lëngu i ëndrrave për liri dhe dashuri

Prej kohësh, qyteti i Dyrrahut po përballej me një problem që sa vinte e bëhej edhe më shqetësues. Disa të huaj, të ardhur nga vende të tjera, kishin filluar të lëviznin nëpër qytet dhe të kryenin vjedhje e grabitje. Ata kishin hyrë në disa banesa të aristokratëve romakë dhe kishin marrë çfarë që u kishte dalë përpara. Por historia nuk përfundon me kaq. Në njërën prej banesave ku jetonte një kolon aristokrat, grabitësit kishin goditur me shpatë një anëtar të familjes dhe i kishin shkaktuar vdekjen. Një krim i tillë nuk mund të kalonte pa u vënë re. Lajmi kishte marrë dhenë dhe, dalëngadalë, kishte mbërritur deri në Romë. Jehona e këtyre ngjarjeve e kishte trazuar Kaius Rufusin, komandantin romak të kohortës së qytetit

Degjo Legjendën

Me çfarë ngjyrash do e përfytyroje ti këtë histori? Shkarko dhe ngjyros