Amfiteatri i Dyrrahut

Dyrrahu ishte qyteti më i vjetër në gjithë bregun lindor të Adriatikut. Kohëve të fundit, qyteti bregdetar, i shtrirë rrëzë kodrave, ishte zgjeruar ndjeshëm. Ndërtesat e bardha prej guri të lëmuar, të zbukuruara me shtylla të larta e të gdhendura me mjeshtëri, shtriheshin përgjatë bregut të detit dhe kishin filluar të ngjiteshin edhe në shpatet e kodrave që rrethonin qytetin. Rrugët kryesore ishin zgjeruar për t’ua lehtësuar kalimin karrocave dhe njerëzve, ndërsa rrugicat me kalldrëm lidhin shtëpitë e banorëve me rrugët dhe pjesët e tjera të qytetit. Pranë portit, jeta ishte edhe më e gjallë. Tregtarë nga të gjitha anët e Mesdheut, por edhe nga vende të largëta, mbushnin vendin përreth. Nuk ishte e pazakontë të shihje njerëz me prejardhje të ndryshme dhe të dëgjoje gjuhë që nuk i kishe dëgjuar më parë.

Degjo Legjendën

Me çfarë ngjyrash do e përfytyroje ti këtë histori? Shkarko dhe ngjyros