Lufta e përjetshme edragoit dhe kuçedrës

Atë ditë, do të lindte fëmija e shumëpritur e një çifti malësorësh. Kishin shumë vite të martuar, por ende nuk ishin gëzuar me fëmijë. Më në fund, do t’u realizohej ëndrra më e bukur që kishin thurur për jetën e tyre: do të bëheshin prindër. Gjithë natën kishte rënë shi. Ishte një shi i butë, pa rrebesh, por i vazhdueshëm, që u kishte dhënë një shkëlqim të rrallë gjetheve të pemëve, si dhe rrasave të gurta të çative të shtëpive. Në mbrëmje vonë, kur errësira kishte pushtuar gjithçka, kishte ardhur në jetë një djalë. Lindja e tij i kishte gëzuar jo vetëm prin

Degjo Legjendën

Me çfarë ngjyrash do e përfytyroje ti këtë histori? Shkarko dhe ngjyros