Nimfeumi i Apollonisë

Nimfat, hyjneshat e ujit, kishin vendin e tyre, ku qëndronin larg njerëzve, por edhe në harmoni me ta. Rrëzë një kodre të lartë, në bregun e majtë të Vjosës, shtrihej një vend i bukur, i cili ishte sa i fshehtë, po aq edhe i njohur për të gjithë banorët e krahinës. Nimfeumi ishte një vend i mrekullueshëm, i zbukuruar nga bimësia e harlisur dhe lule që nuk gjendeshin në asnjë vend tjetër. Ai ushqehej me ujë nga burime të nëndheshme, por edhe nga kanale mbi tokë, që mblidhnin ujin nga të katër anët. Në Nimfeum, niveli i ujit ndryshonte në varësi të shirave, por kurrë nuk thahej, sepse uji nga thellësia e tokës nuk shteronte. Kur binte shi, ai mbushej plot e përplot. Përreth tij ishin pesë shtylla dorike që i jepnin hijeshi.

Degjo Legjendën

Me çfarë ngjyrash do e përfytyroje ti këtë histori? Shkarko dhe ngjyros