Ergys Krisiko
Rreth Artistit
Ergys Krisiko është themeluesi I Krisiko sh.p.k. një studio kreative dhe kompani kulturore që operon në fushën e artit publik, eventeve kulturore dhe promovimit të trashëgimisë. Ergys Krisiko, artist vizual me eksperiencë në vepra publike dhe performanca që lidhen me identitetin kombëtar dhe trashëgiminë jomateriale.
FYEJT E GRAMSHIT – “TINGUJT QË FLASIN”
Abstrakti
Projekti do të realizohet si një performancë skenike multidisiplinare që ndërthur artin muzikor, teatrin, narracionin dhe elementet vizuale për të sjellë në jetë historinë e “fyelltarëve gramshiotë”. Performanca do të zhvillohet në një mjedis që evokon natyrën dhe frymën e maleve të Gramshit, duke krijuar një përvojë të gjallë, ndijore dhe emocionale për publikun. Skena ndizet me drita të buta natyrale — që krijojnë ndjesinë e një pasdite në fushat shqiptare. Në prapaskenë dëgjohet një foni i lehtë ,që përgatit publikun për një udhëtim shpirtëror në botën e traditës. Një zë i ngrohtë përmend shkurt temën e shfaqjes: fyelli si simbol i dashurisë, komunikimit dhe lidhjes me natyrën. Në skenë hyjnë 3-4 fyelltarë, të veshur me kostume tradicionale të zonave përkatëse. Ata ulen ose qëndrojnë në formë harku dhe nisin një melodi të qetë që përfaqëson fillimin e një historie dashurie. Ndriçimi fokusohet tek instrumentet, duke theksuar lëvizjet e duarve dhe frymëmarrjen ritmike të fyelltarëve.
Vendi
Tiranë