Xhamia e Gjin Aleksit, ura e besimit ndërmjet kohëve

Audio
Video
📱
Kujtim

Nuk ka përmbajtje audio në dispozicion. Shtoni një URL audio në panelin e administrimit.

Nuk ka përmbajtje video në dispozicion. Shtoni një URL video në panelin e administrimit.

Periudha Kohore

Shekujt XVI–XVII

Përmbledhja Historike e Periudhës

Shekujt XVI–XVII përbëjnë një periudhë vendimtare për shndërrimet fetare dhe kulturore në Shqipëri. Me konsolidimin e sundimit osman, në shumë zona të vendit filloi kalimi gradual nga krishterimi në besimin islam. Ky proces nuk ishte linear dhe homogjen, por i shtrirë në kohë dhe i ndikuar nga faktorë të ndryshëm politikë, ekonomikë, shoqërorë dhe shpirtërorë. Ndërkohë që ndërtimi i xhamive të reja dëshmonte konsolidimin e besimit islam, shumë kisha të vjetra u përshtatën për rite të reja, duke reflektuar jo vetëm ndryshimin fetar, por edhe një vazhdimësi të kujtesës kolektive. Në këtë sfond, Xhamia e Gjin Aleksit në Delvinë është një rast emblematik për ndërthurjen e besimeve dhe kujtesës historike. Sipas të dhënave të mbledhura nga etnologët në vitet 1950–1960, Gjin Aleksi përshkruhet si një figurë historike që veproi në prag të pushtimit osman në jug të Shqipërisë. Ai konsiderohej si një prijës vendas i krishterë i zonës së Delvinës, që kishte luftuar kundër forcave osmane, por edhe kundër venecianëve. Sipas kësaj tradite gojore, ai kishte ndërtuar dy kisha: atë të Rusanit dhe të Papuçisë. Pas rënies së Delvinës nën sundimin osman, këto kisha u shndërruan në xhami.

Kushtet që Sollën Lindjen e Ngjarjes

Xhamia e Gjin Aleksit është ndërtuar mbi themelet e një kishe të hershme. Shumë vizitorë e përshkruajnë këtë xhami si një nga objektet më të veçanta për nga ndërthurja arkitektonike. Struktura e saj përfshin elementë që tregojnë përdorimin paraprak si kishë, gjë që është e zakonshme për shumë ndërtesa fetare të zonës ballkanike gjatë shekujve të islamizimit. Xhamia gjendet në Delvinë, në një pozicion të ngritur dhe është ndërtuar me gurë të latuar me përpikmëri. Dritaret dhe kolonat ruajnë një stil që ndërlidhet me ndërtimet kishtare bizantine, ndërsa kupola dhe minarja janë shtesa osmane të mëvonshme. Kjo dëshmi materiale konfirmon se objekti nuk ishte ndërtuar nga e para, por ishte përshtatur me ndryshime të vogla për të përmbushur nevojat e ritit islam.

Mesazhi

Xhamia e Gjin Aleksit është shumë më tepër se një monument fetar. Ajo është një pikëtakim i memories historike me realitetin kulturor të ndryshimeve shoqërore. Ruajtja e emrit të një princi të krishterë në një objekt kulti islam flet për një ndjeshmëri të thellë ndaj historisë, për respektin që një komunitet ka treguar për të kaluarën e vet, pavarësisht transformimeve ideologjike apo fetare. Në këtë kuptim, xhamia është një simbol i tolerancës, i ndërgjegjes historike dhe i vazhdimësisë së identitetit lokal. Kjo histori sjell një interpretim të rëndësishëm mbi ruajtjen e emrit të themeluesit origjinal, një figurë e krishterë, edhe pasi objekti u përshtat për fenë islame. Ky fakt tregon për një formë të trashëgimisë kulturore të ndërthurur, ku kujtesa e komunitetit i mbijetoi konvertimit fetar dhe krijoi një simbol lokal të vazhdimësisë dhe bashkëjetesës.

Kuptimi në Kontekstin e Sotëm

Në ditët e sotshme kur luftrat fetare dhe dallimet fetare shpesh janë përçarëse, historia e Gjin Aleksit tregon për një nga vlerat më të mëdha të shqiptarëve, tolerancën fetare. Nuk ka rëndësi godina, xhami apo kishë, sesa besimi I përbashkët në një zot. Harmonia e komunitetit për të patur një ritual dhe një vend të përbashkët për t’iu lutur zotit. Shumë popuj zgjedhin të ikin, por rezistenca e të pareve tanë për të mos u larguar është dhe baza e trashëgimisë tonë.

Bibliografia

  • Kiel, Machiel. Ottoman Architecture in Albania. Istanbul: IRCICA, 1990.
  • Elsie, Robert. Historical Dictionary of Albania. Lanham: Scarecrow Press, 2010.
  • Instituti i Antropologjisë, fondi “Lluka Karafili”, legjenda dhe gojëdhëna nga Shqipëria e Jugut, 1950–1960.
×