Ngjarja
Në fshatin Mushtë të Mirditës, ku malet ngrihen si mburoja dhe era pëshpërit sekrete të harruara, rrëfehet legjenda e një Dragoi të ri, i lindur në një familje të thjeshtë blegtorësh, por me shenja të jashtëzakonshme që e dallonin që në fëmijëri. Ai ishte si një fëmijë i zakonshëm në dukje, por shpesh qeshte vetëm kur shiu binte me vrull, si në një marrëveshje misterioze me retë. Me duar të fuqishme lëvizte gurë të rëndë, që burrat më të fortë i konsideronin të palëvizshëm, ndërsa natën flinte gjithmonë me fytyrën e kthyer nga mali, sikur dëgjonte thirrjen e tij.
Kur Kulshedra u zgjua nga errësira e shpellave të Gomsiqes dhe filloi të përpinte retë, duke sjellë rrufetë dhe breshër si një shpërthim zemërimi mbi fushat e mbjella të Oroshit, njerëzit u mblodhën të shqetësuar. Plaku i mençur u tha: Mos u shqetësoni. Dragoi do e ndjejë vetë kur të vijë momenti, dhe do e shpëtojë fshatin”.
E në atë natë kur qielli u errësua u bë zi, Dragoi u ngjit në malin përballë shpellës, ku retë valëvitnin si flamuj paralajmërimi. “Mos guxo të prishësh tokën e njerëzve të mi!”, - u dëgjua zëri i tij i fortë, teksa thirri Kulshedrën me emër. Kulshedra doli, e fryrë, me flokët që tërhiqnin retë dhe gjuhë zjarri që përpinin errësirën. Ajo gjuajti me stuhi, por Dragoi e përballoi me një parmendë të rëndë që e përdori si heshtë. Në momentin vendimtar, qielli dërgoi një rrufe të bardhë dhe e goditi Kulshedrën, ndërsa dora e Dragoit e goditi atë drejt shpellës së thellë, prej nga nuk doli më kurrë.
Në Mushtë, legjenda thotë se mbi një shkëmb të thepisur ende qëndron “gjurma e Dragoit”, një formë e çuditshme, e ngjashme me shenjën e një këmbe njerëzore, si dëshmi e përjetshme e betejës së tyre.
Në Gomsiqe, ndodhet “Guri i Dragoit”, ku ai u mbështet për herë të fundit para se të niste luftën me fatin. Nëpër viset e Veriut, sidomos në Pukë e Tropojë, Dragoi merr formën e një zogu fluturues apo një dashi me krahë zjarri, ndërsa Kulshedra shfaqet shpesh si një grua misterioze që fshihet nëpër gurra të thella apo burime të fshehta nëntokësore. Në Dibrën e Madhe, ajo është një grua me gërsheta të gjatë, që shfaqet para përmbytjeve të mëdha dhe zhduket sapo Dragoi ngjitet mbi lisat e lëkundur nga erërat e forta.
Studiuesit krahasojnë këtë mit me modelet indo-evropiane të “heroit që vret përbindëshin”, duke vënë në dukje se versioni shqiptar ruan me fanatizëm elementë të paganizmit arkaik, veçanërisht në Mirditë, ku rrëfimet janë më të pasura dhe më të paprekura nga ndikime të tjera.

Nuk ka përmbajtje audio në dispozicion. Shtoni një URL audio në panelin e administrimit.
Nuk ka përmbajtje video në dispozicion. Shtoni një URL video në panelin e administrimit.
Periudha Kohore
Që nga periudhat e hershme para-kristiane deri në shek. XX, me rrënjë në botëkuptimin mitologjik të besimit pagan shqiptar.
Përmbledhja Historike e Periudhës
Në traditën gojore të Mirditës dhe më gjerë në trevat veriore të Shqipërisë, kanë mbijetuar rrëfime të fuqishme mitologjike që vijnë nga një botë e lashtë, ku natyra nuk ishte thjesht sfond i jetës, por një fuqi e gjallë dhe shpesh kërcënuese. Dy figurat më të fuqishme që mishërojnë këtë botëkuptim janë Kulshedra dhe Dragoi, dy qenie mitike që përfaqësojnë dualitetin themelor të ekzistencës: të keqen shkatërruese dhe të mirën mbrojtëse. Kulshedra, përbindëshi i rrëmbyeshëm, sjell furtuna, breshër, përmbytje e shembje malesh, duke i vënë në rrezik jetën dhe bereqetin e njerëzve. Përballë saj qëndron Dragoi, heroi mitik, zakonisht mashkull, që ngrihet në mbrojtje të jetës, tokës dhe rendit natyror.
Kushtet që Sollën Lindjen e Ngjarjes
Terreni i ashpër malor, jeta e vështirë në kushte klimatike ekstreme dhe varësia e plotë nga mjedisi natyror e shndërruan mitin në një formë të domosdoshme shpjegimi dhe ngushëllimi. Në këto kushte, populli i zonave të thella të veriut ndërtoi rrëfime që përshkruanin konfliktet natyrore si stuhitë e befasishme, vërshimet, rrëshqitjet e dheut, si vepra të Kulshedrës, një qenie me fuqi të mbinatyrshme dhe të mallkuara. Përballë kësaj të keqe, njerëzit imagjinuan një mbrojtës, Dragoin, një qenie jo gjithmonë hyjnore, por që kishte lindur mes tyre dhe që mund të ishte fëmijë, burrë, zog apo edhe dash, me fuqi të jashtëzakonshme që i jepte natyra. Ky heroi i drejtësisë përfaqësonte shpresën dhe aftësinë për të përballuar të keqen.
Mesazhi
Lufta ndërmjet Dragoit dhe Kulshedrës është një metaforë e përjetshme e ndeshjes midis të mirës dhe të keqes, midis forcës mbrojtëse të komunitetit dhe rrezikut që vjen nga natyra ose nga jashtë. Kjo mitologji i mësonte njerëzit se e keqja nuk është e pamposhtur, por kërkon kurajë, sakrificë dhe një lidhje të thellë me tokën dhe komunitetin për t’u përballur.
Kuptimi në Kontekstin e Sotëm
Sot, rrëfimet për Dragoin dhe Kulshedrën nuk janë thjesht kujtime të një kohe të kaluar, por pjesë e një trashëgimie të gjallë që mbart vlera kulturore dhe edukative. Ato mund të shfrytëzohen për të forcuar ndjenjën e identitetit lokal, për të nxitur dashurinë për mitologjinë shqiptare dhe për të promovuar turizmin kulturor, sidomos në zona si Mirdita ku legjendat janë të mishëruara në toponime dhe kujtesën kolektive.
Bibliografia
- Tirta, Mark. Mitologjia ndër shqiptarë, Akademia e Shkencave e Shqipërisë Tiranë: 2004.
- Tirta, Mark. Panteoni e simbolika, doke e kode në etnokulturën shqiptare, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë 2007