Ngjarja
Në rrugëtimin e tij drejt Tokës së Shenjtë, kalorësi Arnold von Harff zbriti në brigjet shqiptare, në Durrës. Në ditarin e tij ai shkruan se qyteti kishte mure të forta, shumë tregti dhe një popullsi të përzier me katolikë, ortodoksë dhe myslimanë, por ajo që i ra më shumë në sy ishte gjuha që flitej.
Ai ishte një udhëtar e shkrues i palodhur i botës që shihte. Kishte kaluar male dhe dete, kish shkruar greqisht, turqisht, italisht...
Një burrë i moshuar, me qeleshe të bardhë në kokë, i thirri djalit të tij me një gjuhë që nuk ngjante me asnjë tjetër:
– Eja bir! Buka është gati.
Kalorësi ngriti kokën. Nuk e kuptonte gjuhën, por e ndjeu peshën e saj. Iu kthye shërbëtorit të hanit dhe kërkoi ndihmë:
- Çfarë gjuhe flasin këta njerëz?
- Flasin shqip. Është gjuha e gurit tonë, - u përgjigj ai.
I habitur dhe i tërhequr nga këta tinguj të pazakontë, kërkoi përkthime dhe i shkroi në fletoren e tij: “vene”, “krup”, “criste”, “kale”, “myreprema” etj. Në ditarin e tij shkruajti: “item dese stat lijcht in Albanijen dae sij ouch eyn eygen spraiche haynt, der man nyet wael geschrijuen en kan, as sij geyn eygen liter in deme lande en hauen”. (Ky qytet (Durrësi) ndodhet në Shqipëri, ku ata kanë edhe gjuhën e tyre, por të cilën nuk mund ta shkruash mirë, sepse në këtë vend nuk kanë shkronjat e tyre).
– Këto fjalë fliten nga njerëz që s’kanë letër, por kanë shpirt, – pëshpëriste ai. – Është një gjuhë që ndoshta nuk do ta kuptoj kurrë, por do ta ruaj për ata që do të vijnë.
Ai pa malet në horizont dhe shtoi në ditar: “Banorët janë të fortë, të heshtur dhe të ashpër. Ata nuk i nënshtrohen askujt. Gjuha që flasin është ndryshe nga çdo tjetër që kam dëgjuar. E quajnë shqip.”
Atë natë, në një qoshe të vogël të perandorisë së përçarë, një fjalë shqipe u bë për herë të parë shkronjë.
Fjalët që Arnold von Harff shkroi në ditarin e tij nuk ishin vetëm tinguj të veçantë për veshët e një të huaji, por fije të padukshme të kujtesës sonë kolektive – fjalë të ruajtura në zemër ndër shekuj nga një populli i tij.

Nuk ka përmbajtje audio në dispozicion. Shtoni një URL audio në panelin e administrimit.
Nuk ka përmbajtje video në dispozicion. Shtoni një URL video në panelin e administrimit.
Periudha Kohore
Fund i shekullit XV (rreth vitit 1496)
Përmbledhja Historike e Periudhës
Në fund të shekullit XV, Shqipëria ndodhej në një nga kthesat më të vështira të historisë së saj. Kishte marrë fund qëndresa e organizuar kundër Perandorisë Osmane, kështjellat po binin njëra pas tjetrës, figura e Skënderbeut tashmë ishte kthyer në kujtim legjendar, ndërsa mijëra shqiptarë shpërnguleshin drejt Italisë, Arbërisë së Poshtme dhe vendeve të tjera. Terri i pushtimeve dhe zbrazjes shoqërore dukej se po e mbulonte gjithçka. Por edhe në këtë errësirë, gjuha shqipe mbetej si një dritë që nuk fikej – nuk shkruhej në libra, por flitej në çdo prag, ruhej në këngë, pëshpëritej në mallkime dhe zbukurohej në lutje. Ishte gjuha e lashtë e uratës, e gjëmës, e përshëndetjes dhe e besës. Dhe pikërisht në këtë çast të vështirë, një kalorës gjerman – Arnold von Harff – kaloi nëpër trojet shqiptare, ose sikurse ai e shkruan Albanyen, dhe pa e ditur, la një nga dëshmitë e para të shkruara të shqipes. Në ditarin e tij të udhëtimit, mes përshkrimesh për qytetet, shenjtëroret dhe zakonet e botës mesjetare, ai u ndal e shkruajti fjalë të një gjuhe, që nuk i ngjante asnjërës që kishte dëgjuar më parë – një gjuhë që ai në gjermanishten e vjetër e quan “albanische spraiche” (gjuhë shqipe).
Kushtet që Sollën Lindjen e Ngjarjes
Në dhjetor të vitit 1496, një kalorës i ri nga Këlni, Arnold von Harff, zbarkoi në Durrës. Ai nuk kishte ardhur për luftë, por për një udhëtim shpirtëror e kulturor që e çonte drejt Tokës së Shenjtë. Nga Italia kaloi në bregdetin shqiptar, në rrugën e tij drejt lindjes. Ai nuk ishte vetëm një pelegrin, por edhe një kronikan i hollë, që donte të regjistronte botën me të cilën ndeshej. Në rrëfimet e tij, përveç përshkrimeve të qyteteve dhe udhës, ndaloi edhe te diçka që për të ishte krejt e panjohur: një gjuhë që nuk i ngjante asnjërës nga ato që kishte dëgjuar më parë.
Von Harff u përball me fjalë të panjohura që shqiptoheshin me forcë e qartësi. Nuk ishin latinisht, as greqisht, as sllavisht, as turqisht. Ishin “albanisch”, shqip - siç e quan ai.
E bëri këtë jo si gjuhëtar, por si vëzhgues i vëmendshëm, ndoshta pa e kuptuar që po kryente një akt me vlerë të pazëvendësueshme për historinë tonë. Sepse ishte hera e parë që fjala shqipe, e pathënë në letër prej vetë shqiptarëve, po zinte vend në një dokument të shkruar nga një udhëtar i huaj.
Gjuha shqipe, në atë kohë ende pa një alfabet të vetin, pa libra, pa gramatikë, po dëshmohej në heshtje – si zë i një populli që nuk kishte pushtet, por kishte gjuhën, çka do të bëhej për ne një nga provat më të hershme të ekzistencës së shqipes – një testament i pavetëdijshëm që parashkruan zbulimin e “Formulës së Pagëzimit” nga Pal Engjëlli, vetëm pak dekada më pas.
Mesazhi
Gjuha shqipe nuk lindi në oborret mbretërore, as në kancelaritë perandorake. Ajo nuk u përurua me dekret, por u rrit nën zërin e nënave, në urimet e dasmave, në vajet e grave, në këngët e barinjve dhe në britmat e luftëtarëve. Nuk e shkruajtën dijetarët, por e ruajtën njerëzit. Ishte një gjuhë që ekzistonte para se të njihej shkrimi – dhe pikërisht sepse jetonte, mbijetoi.
Në fund të një shekulli të trazuar, një kalorës i huaj – Arnold von Harff – u ndal, dëgjoi, dhe shkroi për herë të parë disa fjalë shqipe. Sot, kur gjuha shqipe është zyrtare, e shkruar, e përhapur në diasporë dhe e njohur ndërkombëtarisht, ky episod i vogël – një kalorës që shkroi disa fjalë shqipe në ditarin e tij – merr përmasat e një dëshmie të madhe. Ai na kujton se kjo gjuhë nuk është thjesht një mjet komunikimi, por një kujtesë e gjallë, një akt mbijetese e një vepër shpirtërore.
Kuptimi në Kontekstin e Sotëm
Sot, kur gjuha shqipe është zyrtare, e shkruar, e përhapur në diasporë dhe e njohur ndërkombëtarisht, ky episod i vogël – një kalorës që shkroi disa fjalë shqipe në ditarin e tij – merr përmasat e një dëshmie të madhe. Ai na kujton se kjo gjuhë nuk është thjesht një mjet komunikimi, por një kujtesë e gjallë, një akt mbijetese e një vepër shpirtërore. Ruajtja e gjuhës ka qenë akti më sublim që ka bërë ky popull ndër shekuj. Kur nuk kishte liri, kishte fjalë. Kur nuk kishte shkolla, kishte këngë. Kur nuk kishte libra, kishte gojë që rrëfenin, gra që uronin, burra që këndonin, fëmijë që mësonin nëpër shtëpi të fshehta. Dhe kështu, fjala shqipe mbijetoi në heshtje, me dinjitet, pa u shuar kurrë.
Bibliografia
- Arnold von Harff, Die Pilgerfahrt des Ritters Arnold von Harff von Cöln durch Italien, Syrien, Egypten, Arabien, Ethiopien, Nubien, Palästina, die Türkei, Frankreich und Spanien (1496–1499), herausgegeben von E. von Groote. Köln: M. DuMont-Schauberg, 1860.
- Eqrem Çabej, Hyrje në historinë e gjuhës shqipe. Tiranë: Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 1982.
- Robert Elsie, Historical Dictionary of Albania, Scarecrow Press, 2010.
- Dhimitër Shuteriqi, Shkrimet e para shqipe dhe humanizmi shqiptar, Tiranë: Naim Frashëri, 1974.